Homeri i Ballkanit i mospërfillur nga akademitë shqiptare – nga Fahri Xharra

Gazeta

Avdo Medjedoviç - "Homeri i Ballkanit"
Avdo Medjedoviç – “Homeri i Ballkanit”
Homeri i Ballkanit i mospërfillur nga akademitë shqiptare
nga Fahri Xharra

E shihni këtë burrë me plis dhe lahutë, a e njihni?
Nuk e besoj.
Por, edhe nëse e njofim,
jemi shumë pak nga ata.

Burrin me lahutë, studjuesit amerikanë e kanë quajtur “Homeri i Ballkanit”. Do e shpjegoj më poshtë. Nga shqiptarët i vetmi që ka shkruar për këtë figurë “të humbur” shqiptare është profesori dhe publicisti Ismet Azizi, i cili në një rast ai shkruan: “Te ne në Kosovë dhe Shqipëri, përveç profesorit Zymer Neziri nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, i cili ka ngritë zërin për ndriçimin dhe përmirësimin e gabimeve që ka bërë Universiteti i Harvardit, përpjekje tjera nuk ka pasur. “Kjo është një katastrofë studimore e dy Akademive shkencore e të dy Instituteve të Albanologjisë dhe po ashtu e të dy Instituteve të Historisë. Po mediat pamore, ato të shkruara? Ato nuk “kanë” kohë, se ashtu i do “mushka drutë”
E dimë ne këtë: “Lahutë në Sanxhak mos kërko, sepse pothuajse çdo shtëpi ka dhe i ruan si hajmalitë. Ato ruhen në vende të veçanta, në ballë të oxhakut në rafte me libra të vjetra dhe të shenjta”! Jo, pra. As që na intereson!
Kush është lahutari me famë? “Avdo Mexhedoviqi (nga fshati Obrov në afërsi të Bijello Poljes, (1875-1953) ishte një këngëtar lahutar nga Sanxhaku i Malit të Zi. Mexhedoviqi është një nga poetët epikë më të mëdhenj të Sanxhakut, po edhe më gjerë. Poema e tij epike “Martesa e cila ka 12.311 vargje, aq sa kanë së bashku Iliada dhe Odisea. Shkencëtari amerikan Milman Parry, studiues dhe profesor në Universitetin e Harvardit në gjysmën e parë të shekullit të XX, Avdon e ka quajtur “Homeri ballkanik”.
Është për cekur që: “Hulumtuesi i njohur i krijimtarisë epike ballkanike Milman Parry, gjatë vitit 1935, regjistroi në pllakë speciale fonografe me 80.000 vargjet epike të Avdo Mexhedoviqit. Në bazë të këtyre studimeve Parry ka shpikur teorinë moderne të letërsisë gojore dhe homerologjinë moderne. Lordi Albert Bates, gjithashtu profesor në Universitetin e Harvardit, vazhdoi punën për mbledhjen e krijimtarisë epike nga viti1950 deri më 1951 dhe regjistroi edhe 18.000 vargje të Avdos. Në këtë mënyrë është kompletuar një koleksion mbresëlënës prej rreth 100.000 vargjeve të Avdo Mexhedoviqit.”
Duhet përmendur që z. Ismet Azizi vazhdimisht sulmohet nga qarqet boshnjake për shkrimet e tij, sepse e tregon të vërteten e origjines shqiptare të Avdos, të cilën ata nuk e pranojnë.
Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato radhiten ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Eposi i Kreshnikëve është jehonë poetike disa shtresore e jetës së përbashkët (sh. VI-VIII), por edhe e konflikteve disa shekullore ndëretnike, e kacafytjeve dhe e përgjakjeve ilire-shqiptare me të tjerët

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit