
Homazh për mësuesin tim të matematikës – Lenin Bano
nga Niku Ramollari
Një homazh për mësuesin tim të matematikës, Lenin Bano.
Ai lindi dhe vdiq në Lushnje, dhe sigurimi i shtetit
e përndoqi deri në çastet e fundit të jetës, mes dhimbjes dhe alkoolit.
Ishim ulur në kolltuqet e ish lokalit “Ushtaraku” në Librazhd. Ishim unë, Niku Ramollari, Muharrem Meçe, pronar i lokalit dhe Hekuran Rezhda, ish funksionar i Sigurimit të Shtetit , bashkëfshatari im nga Panariti i Korçës.
Hekurani filloi të na tregojë këtë histori që unë do mundohem ta sjellë sa më shkurt:
“Atëhere ne kishim nevojë, – e nis rrëfimin Hekurani, – për informatorë në rradhët e Arsimit.
Kishim mjaft kandidatë për t’i manipuluar pasi për secilin kishim nga një dosje, por për ne, Lenini ishte më i përshtatëshmi.
E kishim studiuar jetën e Leninit në mënyrë të atillë që edhe nëse nuk pranonte direkt, do t’i bënim shantazhe me materialin e bollshëm shtrëngues.
Faza e parë – thotë Hekurani – nuk na dha rezultat, kështuqë ne u detyruam t’i gjejmë arsye për ta ndëshkuar.
Të infiltruarit tanë pak nga pak po e fusnin në rrugën e alkolit… dhe nuk zgjati shumë dhe përfundoi i dënuar në minierë.
Ne, nuk kishim ndërmënd ta linim atje -vazhdoi Hekurani – tek rrëkëllente një gllënjkë raki.
E rehabilituam përsëri në arsim.
Hekurani tregon për një skenar tjetër që i përgatitën Lenint.
Kishim marrë vesh, – tha Hekurani – se në Pogradec, Lenini kishte një shoqe të ngushtë shkolle.
Atëhere ne në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit organizuam një seminar matematike në Pogradec.
Nga Librazhdi caktuam Leninin si pjesmarrës në këtë seminar.
Asokohe, – vazhdon Hekurani, – e shoqja e Leninit Katja, ishte edhe ajo mësuese.
Ne manipuluam sekretaren e rinisë të klasës, që Katia kishte në kujdestari, për të propozuar një eskursion si klasë në Pogradec.
Gjithçka po na shkonte sipas planit.
Në të njëjtën ditë, burre e grua, Lenini dhe Katja ishin në Pogradec.
Ne si sigurimi i shtetit – vazhdon Hekurani e dinim që Lenini do ta takonte shoqen e tij të klasës.
Pasi e pamë që Lenini hyri në shtëpinë e shoqes së tij, e drejtuam të shoqen në shtëpinë e saj, sipas një plani të kalkuluar nga ne që më parë.
Por nuk doli ajo çka prisnim.
Kur Katja, e shoqja e Leninit, trokiti në derë të shtëpisë së saj, dëgjon një zë nga brenda: hyrë se hapur është.
Ajo sheh Leninin në një kolltuk me një kafe përpara dhe shoqen e tij në kolltukun tjetër me një gotë ujë në dorë.
Ishte zhgënjyese – tregon Hekurani, – por ne e shëndrronim këtë histori në opinion, si të na vinte për mbarë.
Ai duhet të bëhej informatori ynë i sigurimit të shtetit në rradhët e arsimit..
Ne nuk hoqëm dorë kurrë, – e përfundoi Hekurani historinë e tij “heroike.
Nuk më çudisin këto histori, por më preku aq shumë, sa të çohesha në atë moment dhe t’ia hidhja duart në fyt.
Dy ditë para se të ndërronte jetë Lenin Bano, fjeti në librazhd.
Një natë tek dr. Qemal Roçi dhe të nesërmen hëngri drekë dhe pushoi tek unë.
Sa qe gjallë ai kurrë nuk i tregoi njeriu që gjithë jetën deri në fund u përndoq nga Sigurimi i Shtetit.
Djalin ia vranë në Lushnjë, ish punonjës Policie, në lule të rinisë.
Të fshehtën e Leninit e dija unë dhe ai.
Jetë makabre.
Keqardhja më e madhe se askush në Lushnjë nuk e dinte se ai vuante çdo ditë.
Marrë nga Lushnja Undergraund, 23 gusht 2023
Myftar Brehamaj
Qentë e asaj kohe ja bënë gjëmën e shkatërruan si familje dhe e përndoqën gjithë jetën edhe pasi fitoi “demokracia” i vranë dhe djalin, më i miri policisë për gjithçka kishte vënë detyrë vetes të kryente punën me ndërgjegje të lartë. E kam njohur, pasi kam punuar me Klentin në Komisariatin e Policisë Lushnje!
Lavdi për jetë Klentit dhe Leninit.