back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Historiografia vazhdon të jetë instrument në duar pushtësh – nga Ergys Mërtiri

Gazeta

Ergys Mertiri
Ergys Mertiri

Historiografia vazhdon të jetë instrument në duar pushtësh

nga Ergys Mërtiri

Oliver Schmitt vuri në dukje një realitet të hidhur mbi elitat akademike, kryesisht historianët, në drejtim te studimeve mbi komunizmin.
Ai thotë se: “Historianët shqiptarë jane thuajse inekzistentë në konferenca e botime nëpër botë, sidomos në studimet mbi komunizmin dhe se botimet monografike serioze numërohen me gishtat e dorës. Të vetmit që kanë bërë diçka janë disa historianë të rinj, që punojnë e studiojnë jashtë Shqipërisë, por kaq është e pamjaftueshme!
Schmitt thotë gjithashtu se: “Në Shqipëri pengohet qëllimisht zbardhja e të vërtetave dhe hulumtimi mbi trashëgimisë komuniste. Edhe ata pak zëra kritikë që përpiqen të hedhin teza diskutimi në këtë fushë, mbyten nga historianë të kësaj kategorie, të cilët reagojnë madje edhe në mënyrë agresive kundër çdo mendimi që del nga korniza e tyre.
Institutet, universitetet janë të varfër dhe nuk prodhojnë dije mbi këtë fushë, madje edhe më keq, në mjaft raste prodhojnë teza © të kaluarën e vendit.
Për sa kohë katedrat, vendet e punës nëpër universitete e insititute kërkimore do të vazhdojnë të mbahen ende nga ata që i shërbyen atij regjimi, apo do të trashëgohen tek historianë të rinj dallkaukë, të përgatitur për të ruajtur historiografinë e paraardhësve të tyre, ky vend do të vazhdojë të vegjetojë në këtë batak varfërie mendore, historiografia do të vazhdojë fatkeqësisht të jetë jo shkencë, por instrument në duar pushtësh me grada shkencore, për të prodhuar e mbajtur në funksion amnezinë aktuale.
Historiografia bëhet kështu mjet harrese e jo kujtese!!
.
Marrë nga Muri i Fb i Ergys Mërtirit, 22 Shkurt 2021

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.