back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Historia e elefantit të lidhur me zinxhirë… – nga Jorge Bucay – Përktheu Elona Caslli

Gazeta

Elefanti i lidhur
Elefanti i lidhur

Historia e elefantit të lidhur me zinxhirë…

nga Jorge Bucay

Përktheu: Elona Caslli

Kur isha i vogël, më pëlqente shumë të shkoja në cirk. I doja shumë numrat me kafshë. Më pëlqente shumë elefanti dhe më vonë kuptova se elefanti ishte kafsha më e dashur edhe për fëmijët e tjerë.
Pjesa, në të cilën shfaqej elefanti, tregonte qartë peshën, përmasat dhe fuqinë e tij të madhe. Më vonë, kur shfaqja arrinte drejt fundit, kur elefanti duhej të kthehej në çadër, vija re se ai qëndronte i lidhur mbas një huri të vogël druri të ngulur në tokë. Një zinxhir sillej përqark këmbës së tij.
Huri ishte shumë i vogël dhe nuk ishte ngulur thellë në tokë. Zinxhiri që ishte rreth këmbës së elefantit ishte mjaft i gjatë, por ishte më se e kuptueshme edhe për mendjen e një fëmije si unë, që një kafshë e tillë, që kishte fuqi aq të madhe sa t’i shkulte pemët nga toka dhe t’ua hidhte të tjerëve, mund ta këpuste zinxhirin dhe të ikte.
Ky ishte misteri i elefantit. Ç’të ishte vallë ajo forcë që e mbante elefantin të lidhur me atë hu të të vogël? Pse nuk ngrihej të ikte?
Kur isha pesë apo gjashtë vjeç, i besoja shumë mençurisë të njerëzve më të mëdhenj se unë. Ndaj, pyeta mësuesen, babain dhe xhaxhain për misterin e elefantit. Nuk mbaj mend si m’u përgjigjën në veçanti, por njëra prej përgjigjeve thoshte se elefanti nuk ikën sepse është i “zbutur”.
-Kur është i “ zbutur”, pse e lidhin atëherë?! – pyesja veten.
Kurrë nuk mora një përgjigje të plotë për pyetjen time.
Me kalimin e kohës, e harrova misterin e elefantit të lidhur mbas hurit të vogël. Ky mister do të rishfaqej vetëm një ditë kur u gjenda mes shokëve, të cilëve u kish bërë përshtypje kjo gjë. Vite më vonë, njoha dikë që e dinte arsyen pse elefanti nuk ikte.
-Elefanti nuk ikën sepse e kanë lidhur me hurin që kur ka qenë i vogël. –
I mbylla sytë dhe u përpoqa ta imagjinoja elefantin e vogël të lidhur mbas hurit të ngulur në tokë. Elefanti i vogël do të jetë përpjekur shumë ta shtynte hurin, ta tërhiqte… është munduar me gjithë forcën për ta çliruar veten, por s’ia ka dalë mbanë.
Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme, ka dështuar sepse huri dhe zinxhiri kanë qenë tepër të mëdha për forcën e tij.
Elefanti, i rraskapitur nga përpjekjet për ta çliruar veten, do të ketë rënë në gjumë dhe do të jetë zgjuar të nesërmen. Të gjitha përpëlitjet e tij për të çliruar veten, ditën e dytë, ditën e tretë dhe të katërt dhe shumë ditë rraskapitëse më pas, do të kenë dështuar.
Pastaj do të ketë ardhur një ditë, një ditë e tmerrshme për elefantin tonë, që ai do të jetë dorëzuar dhe do ta ketë pranuar fatin e tij. Do të ketë menduar se është shumë i dobët dhe nuk mund të çlirohet, se nuk është aq i fortë sa për t’u çliruar dhe kurrë nuk do ta ketë atë forcë.
Elefanti i stërmadh, që shohim në cirk, nuk ikën sepse kafsha e gjorë mendon se nuk e ka forcën e duhur. Kujtimi i pafuqisë, që ai ka ndjerë kur ka qenë i vogël, është skalitur thellë në shpirtin e tij.
Dhe më e keqja është se ai kurrë s’është përpjekur përsëri ta çlirojë veten. Ai kurrë s’e ka vënë në provë sërish forcën e tij.
Ne jemi pak a shumë si elefanti i cirkut; Lëvizim nëpër botë, të lidhur me qindra hunj që na rrëmbejnë lirinë. Jetojmë me mendimin se nuk ia dalim dot mbanë të bëjmë shumë gjëra, vetëm se, shumë kohë më parë, kur kemi qenë të vegjël, jemi përpjekur, por kemi dështuar.
Ne sillemi ashtu siç sillet elefanti. Ne gdhendim brenda mendjes sonë këtë mesazh:
“Nuk mundem, nuk mundem dhe kurrë nuk do të mundem…”.
Jorge heshti për një kohë të gjatë. Pastaj m’u afrua dhe u ul mbi dysheme përballë meje dhe më tha:
-Kjo po të ndodh ty Damian. Ti jeton i kushtëzuar nga kujtimi i Damian-it që nuk ekziston më, nga kujtimi i Damian-it që u përpoq, por nuk ia doli mbanë.
Nëse do ta dish a ia del dot mbanë ose jo, ka vetëm një rrugë: Të përpiqesh me gjithë zemër.
-Ti je i fortë! Zinxhirët e tu janë të dobët. Dhe ti mund ta çlirosh veten tënde kurdo!
.
Marrë nga muri i fb i Elona Casllit 8 korrik 2019
.
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.