back to top
24.1 C
Tirana
E martë, 14 Korrik, 2026

Haki Taha (1914-1945) – krisma ndaj tradhëtisë, ekzekutimi i Miladin Popoviçit – nga Eugen Shehu

Gazeta

Haki Taha dhe Bajram Gashi shp. 4
Haki Taha dhe Bajram Gashi shp. 4
Haki Taha (1914-1945) – krisma ndaj tradhëtisë, ekzekutimi i Miladin Popoviçit
 nga Eugen Shehu

-Patrioti dhe Nacionalisti, heroi kombëtar Haki Taha lini më 18 prill të vitit 1914 në Gjakovë. Ishte vëllau i tretë mes Demush dhe Ilmi Tahës.
-Shkollën fillore e kreu në vendlindje deri në vitet 1921, ku nga terrori i pushtuesve serb, do largohen në Krumë të Hasit në Shqipëri ku do kryente shkollën fillore “Kosova” 1926 po aty.
-Pas kësaj do vazhdonte shkollimin në Gjimnazin e ulët në Shkodër dhe në vitet 1931-1934, në shkollën Normale të Elbasanit ku mësues do të kishte prof. Vasil Andonin.
-Në vitin 1936 do të emërohej mësues në Shnavllash të Durrësit.
-Pas pushtimit fashist të vitit 1939, Haki Taha së bashku me disa shokë në majin e vitit 1940 do të ishin pjestarë të Organizatës së Ballit Kombëtar.
-Pas çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serb në vitin 1941, Haki Taha dhe disa shok të tij si Bajram Gashi, Xheladin Hana, Zeki Shehu, Hysni Zajmin e Muharrem Gazinë do bënin pjesë në mesin e mësuesve që u emëruan nga Komisariati i Arsimit në Tiranë pranë Komisionit për Tokat e Lirueme Shqyptare me detyrë si mësues në Kosovë (Haki Taha në Gjakovë, Bajram Gashi në Pejë).

Haki Taha dhe Bajram Gashi shp. 3
Haki Taha dhe Bajram Gashi

-Në vitin 1942, organizon me rininë shkollore pritjen e Kryeministrit Mustafa Kruja në Gjakovë (fot. 1), i cili bëri dhe hapjen e Shkollës Normale me Zekeria Rexhën Drejtor.
-Së bashku me Bajram Gashin organizojnë dhe varrimin e Besnik Troplinit, qershor 1944, dëshmorit të Kombit nga Batalioni “Besnik Cano” në Pejë (foto 4.)
-Në fundvitin 1944, u shkruan letër Komunistëve Kosovarë drejtuar nga Fadil Hoxha dhe Ali Shkuria të heqin dorë nga bashkëpunimi me “pushtuesit komunist serb” në dëm të Shqypnis, siç thuhej.
-Në fillim shkurtin e vitit 1945, është ndër organizatorët e protestave në Gjakovë, Prishtinë, Pejë, Ferizaj e Prizren kundra “tradhëtisë komuniste shqiptaro-serbe që po i bëhej Kombit Shqiptar” (dok. ar. sht. 126/17 e. sh. “Bashkimi”)
-Asaj kohe me urdhër të Beogradit shovenist për Kosovë ishte caktuar miku i diktatorit Enver Hoxha dhe Ali Shukrisë, Miladin Popoviçi si Sekretar Politik i Byrosë së Komitetit të Partisë Komuniste për Kosovën, ose siç e quanin ata “Kosmetin” me datë 11 mars 1945 ku dy ditë mbas ishte planifikuar fjalimi i tij në sheshin e Prishtinës, aty ku dikur mbajti fjalim Kryeministri Mustafa Kruja më 1942.
-Në ato momente jo vigjilente të organeve të sigurisë komuniste, Mësuesi dhe poeti Haki Taha herët me një flamur në gjoks dhe me një revole 5 plumbash hyn në godinë dhe e pret aty serbin famkeq..
-Më 13 mars 1945, në orën 9.20 të mëngjesit, kur hyn në godinë Miladini i del para, Patrioti dhe heroi Nacionalist Haki Taha me revole drejtuar dhe në anën tjetër Flamurin Kombëtar shqiptar dhe i thotë “puthe Flamurin tonë Kombëtar, ose vdis”, pasi refuzoi Miladini, krismat e revoles u ndëgjuan katër herë dhe mbi trupin e tij u gjet dhe një pusull prej letre poezi, e shkruar;
“Dardani e vjetër, Kosovë e re,
Ke qenë shqiptare dhe shqiptare je,
Dimër e verë, e sa të jetë jeta,
Ke me përshëndetun n’tungjatjeta”

-Gjatë largimit vendoset i fshehur në shtëpinë e Abdyl Hencit në Prishtinë, por pasi rrethohet del nga shtëpia, mos vriten të tjerët, dhe fillon të rezistojë deri sa bie i vrarë nga plumbat e pushtuesve serb.

Kryeministri Mustafa Kruja në Gjakovë në përurimin e shkollës Normale.
Kryeministri Mustafa Kruja në Gjakovë në përurimin e shkollës Normale.

Foto:
1.Kryeministri Mustafa Kruja në Gjakovë në përurimin e shkollës Normale. Me foto me Vehap Shitën në formë shqiponje, (foto nga Instituti Luçe. e.sh).
2.Patrioti dhe Nacionalisti Haki Taha foto e bërë në Durrës (ar. e.sh)
3.Mësuesit Haki Taha dhe Bajram Gashi dalë në Durrës (foto nga studjuesi Kastriot Dervishi)
4.Haki Taha i dyti në këmbë nga e majta dhe miku i ngusht i tij i dyti ulur Bajram Gashi dalur gjatë varimit të dëshmorit të Kombit Ballistit të batalionit “Besnik Çano” në Pejë, mes Ballistëve të tjerë, (arki. priv. e.sh.)
5.Recenzencë nga libri “Piedestale që thërrasin” autor eugen shehu, botuar Tiranë viti 2000, faqe 230-237.
eugen shehu

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.