
Hafiz Ibrahim Dalliu dhe vjersha – Komunistët
Haxhi Hafiz Dalliu, një nga patriotët më në zë të qytetit ndaj pushtetit osman. Një nga kryetarët e parë të bashkisë së Tironës. Ai qe nga ata krerë të parisë së qytetit që pritën me pushkë fshatarësinë e gënjyer të Shqipërisë së Mesme (përfshirë dhe fshatarësinë e Tironës), që të udhëhequr nga anadollaku Haxhi Qamili (ish-kapter shqiptar i xhandarmërisë turke) dhe me mbështetje të fshehtë nga Esat pashë Toptani (i vetmi njeri i çuditshëm i kësaj familjeje të nderuar krutano-tirònase), thërrisnin famëkeqen parullë: “Dum, dum babën!” (Duam babain/ atin, e pra, sulltanin [perandorin], që nënkuptonte kthimin e sundimit turk në Shqipëri, që të na linte edhe 500 vjet të tjera larg rrjedhave të kohës).
I tillë vigan qe ky personalitet i qytetit tonë, i bashkësisë (fjala shqipe për latinen [komunitet]) rrënjëse tironase dhe i të gjithë kombit shqiptar si dhe i të gjithë Bashkësisë Myslimane Shqiptare, asaj pjese vërtet atdhetare, që pasi përballi rrebeshet e turkoshakëve dhe tradhtarëve të kombit deri vonë, iu desh që edhe në pleqëri pas vendosjes së regjimit “popullor” të shkrihej sërish për idealet e larta e të flijohej, duke dhënë shpirt burgjeve politike. Olsi Daizi

Komunistët
Po kërkove bukën, të japin urinë,
Po kërkove jetën, të japin batërdinë,
Po kërkove nderin, të japin llaftarinë,
Po kërkove shokun, të japin pabesinë,
Po kërkove besën, të japin tradhëtinë,
Po kërkove mëshirën, të japin gjakësinë,
Po kërkove njeriun, të japin kafshërinë,
Po të jesh shenjtor, të bashkojnë me qenërinë,
Po kërkove dritën, të japin erresirën,
Po deshe shijen, të japin të vëeshtirën,
Po kërkove fenë, të japin mundimin,
Po kërkove dhimbjen, të japin acarimin,
Po të duash paqen, të bashkojne me krimin,
Po të duash familjen, të japin burgimin,
Po kërkove rregullin, të japin kukudhin,
Po kërkove Zotin, të japin të paudhin.
Marrë nga Muri i fB, Tirona, 12 janar 2025