back to top
16.7 C
Tirana
E diel, 18 Maj, 2025

Grida Duma zhytur në llogoren e vetmbrojtjes – nga Çapajev Gjokutaj

Gazeta

Grida Duma zhytur në llogoren e vetmbrojtjes
nga Çapajev Gjokutaj

Në emisioni Top Story, gjatë një pjese të mirë të kohës, nuk u drejtua nga Grida Duma po nga Edi Rama. Që ta perceptojnë dhe ata që s’e kanë ndjekur po sjell vetëm një episod.
Tani vijmë tek patatja e nxehtë, thoshte psh moderatorja me synimin që të kalonte diskutimin tek ish ministrat e burgosur. Kryeministri mohonte që këtu të kishte ndonjë patate të nxehtë. Vazhdonin disa batuta të tipit e lagu s’e lagu.
Moderatorja nervozohej dhe në vend të thoshte ‘ministra nën hetim’ thoshte ‘ministra të dënuar’. Kryeministri e kapte lapsusin, kundërshtonte një copë herë dhe pastaj, për të ‘gjurmuar’ të vërtetën modertorja shfaqte në sfond listën e ofiqarëve të burgosur.
Rama e përqendronte vemendjen tek ata që janë akoma nën hetim dhe hidhej në sulm kundër kënetës mediatike që nëpër studio u ka bërë gjyqin e i ka dënuar, megjithëse ligji thotë se janë të pafajshëm derisa nuk ka vendim përfundimtar gjykate.
Moderatorja, e prekur në sedër, kthehej e mbronte emisionin e vet, i kërkonte të ftuarit të përmendte ndonjë rast që në emisionet e saj ishin bërë gjyqe të tilla dhe ashtu, e zhytur në llogoren e vetmbrojtjes, e linte emisionin që për minuta të tëra të rridhte mes cicmicesh.
Drejtuesit e emisioneve doemos që janë njerëz dhe si gjithë të vdekshmit gabojnë edhe ata. Veç kësaj, dikush duhet t’u kujtojë se nuk janë në studio për të mbrojtur veten dhe emisionet e tyre, po për të moderuar bisedën, për të mos e lenë të shkapërdredhet, për të injoruar vogëlimat e për t’u përqendrur në çështje që i interesojnë publikut.
Marrë nga Muri i FB Çapajev Gjokutaj, 9 maj 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.