Green city dhe Smart City i Boerit… – nga Doriana Musai

Gazeta

Green city, Smart City & Stefano Boeri
Green city, Smart City & Stefano Boeri
Green city dhe Smart City i Boerit…
nga Doriana Musai
Stefano Boeri ka projektuar disa vepra ne Tiranë, ku me brutalja është “Tirana Riverside Masterplan”, projekt i cili shpërnguli me dhunë njerëzit, u shëmbi shtëpitë, i nxorri në rrugë të madhe mbas 30 vitesh, si banorë të 5 Majit.
Operacion atëkohe (4 vjet e gjysëm më parë) i udhëhequr nga Erion Veliaj me retorikën se “ishin ilegale”, banesat e tyre “ishin pa leje”, dhe se plani Boeri do ta sillte qytetin inteligjent (Smart) me jeshillëk (Green), i vetëqendrueshëm. (Self-sustainable) dhe se do të strehonte të dëmtuarit nga tërmeti.
Po rezultoi se: Green City dhe Smart City i Boerit u përdorën për të maskuar spastrimin e zonës; Tërmeti u përdor si justifikim për ta vënë në punë këtë axhendë të paracaktuar. Plani u përdor si mjet kontrolli politik i qeverisë dhe bashkisë duke imponuar interesat e tyre; Retorika estetike u përdor në vend të etikës së planifikimit; arkitektura u vu në përdorim të politikës si instrument për të hapur territore për ndërtime spekulative dhe për të shpërngulur njerëzit me forcën e dhunës.
Tre nga katër njerëzit e përfshirë në këtë projekt sot janë nën akuzë ose nën hetim penal:
-Arben Ahmetaj – në arrati me akuza penale nga SPAK
-Erjon Veliaj – në qeli me akuza penale nga SPAK
-Stefano Boeri nën hetim penal në Itali për të dytën herë.
Rastit i dedikova disa muaj punë për ta prezantuar në një publik ndërkombëtar të planifikuesve europianë, në kongresin e AESOP në Stamboll, ku në veçanti planfikuesit nga Milano dhe Torino ishin më të interesuarit për ta dëgjuar.
Artikull i plotë do të botohet sëshpejti!

Marrë nga Muri i FB, Doriana Musai 18 korrik 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit