Gjuha Shqipe, Shkatërrimi i saj dhe “Kompleksi i inferioritetit” – nga Nosh Merrnaçaj

Gazeta

Nosh Merrnaçaj
Nosh Merrnaçaj
Gjuha Shqipe, Shkatërrimi i saj dhe “Kompleksi i inferioritetit”
nga Nosh Merrnaçaj

Nëse dikush do të mundohej të shkatërronte gjuhën shqipe, nuk mund të bënte punë më të mirë sesa shqiptarët vetë sot. Gjuha po shkatërrohet me një shpejtësi marramendëse. Jo vetëm fjalori, por edhe gramatika. Struktura e shqipes, ajo që e bën të ndryshme nga gjuhët e tjera, po rrënohet.
Unë nuk jam gjuhëtar, studius, apo historian. Unë jam një vëzhgues. Këto janë mendimet e mija të bazuara në vëzhgimet mia.
Çfarë po ndodh dhe përse?!
Unë mendoj se ne vuajmë nga një kompleks inferioteti i theksuar. Lufta e klasave gjithashtu ka luajtur një rol të madh.
Kompleksi i inferioritetit është dukurija që të bën të mendosh dhe të ndihesh me i ulët se të tjerët dhe se çdo gjë e huaj është më e mirë se jotja. Ndërsa në shajmë dialektet shqipe të kësaj zone apo tjetrës, nuk kemi asnjë problem – biles shpejtojme të përdorim një fjalë të huaj. E marrim dhe e përpilojmë që të duket si shqip dhe nuk del as mish as peshk. E njëtja dukuri shfaqet edhe në sjellje. Jemi të dhunshëm me të afërmit, por armiqtë i përkëdhelim. Por ajo është temë tjetër. Sot dua të ndalem tek gjuha.
Edhe unë mund të jem duke përdorur fjalë të huaja; jo me qëllim, por sepse shumë na janë rrënjosur dhe normalizaur si shqip me kohë. Për këtë ua lë fajin të parëve. Këto të sotmet janë fajet tona. Për të shëruar një plagë, duhet më së pari të ndalet gjakderdhja, pastaj vjen shërimi. Kjo gjakderdhje ndalet duke thënë “mjaft!”.
Një problem tjetër është ndarja e klasave. VIP-at (një fjalë tjetër e huaj) shqiptare duhet të dallohen nga të tjerët. Po nuk përdore fjalë “të reja” (pra te huaja) nuk je intelektual, VIP, ShoëBIZ, e kategori të tjera. Ndarja e klasave kërkon dukuri dalluese. Ndërsa kam shumë respekt për të gjithë ata që kanë ecur përpara, në çfaredo fushe, paraja nuk sjell klasë.
Nuk ka gjuhë apo dialekt të trashe apo të hollë. Janë thjesht të ndryshme. Unë nuk e kam problem ta përdor asnjë dialekt shqip, të çfarëdo zone. Mjafton të jetë shqip. Po me këto fjalët që kanë mbushur fjalorin e sotëm, kam problem. Disa here lexoj një shkrim, gjoja shqip, dhe vetëm në Agnlisht, Italisht, apo Spanisht e gjej kuptimim. Gjuhë të tjera nuk di. Me siguri ka edhe nga të tjerat. Nëse fjala e huaj do të përdorej tekstualisht, të paktën, do ishte më e lehtë por kur përdhoset e gjoja bëhet të tingëllojë shqip, atëhere del pa kuptim.
Prej kohësh kemi folur për fjalët Turqisht. Të paktën ato i morëm tekstualisht – pa kërkuar t’i shqiptarizojmë dhe nuk ndërruam gramatikën. Sot kemi jo vetëm fjalë me tonelata, por gramatika është përdhosur. Për shembull tokëfjalëshat që nuk ekzistojne në shqip mbijnë si kërpurdhat, apo marrëdhënjet emër/përemër, e të tjera. Pra në shqip nuk ka “të mirë djalë” në prozë, por “djalë të mirë”. Poezia lejon gjithçka. “Përse nuk e kemi në shqip?” Thonë disa. Sepse shqipja është gjuhë tjetër dhe nuk e ka me detyrim të ndjekë asnjë gjuhë tjetër. Dhe e bukura është në ‘të qenit i ndryshëm’!!
Para disa ditësh lexova fjalinë “Perfundoi loti i segmentit rrugor…”
E vetmja fjalë shqipe që di për “loti” është kur dikush qan. Mendova. Mendova. Pastaj m’u kujtua fjala “lot” ne Anglisht. Jo vetëm që kemi plot fjalë shqipe, por problemi me fjalën anglisht “lot” është se nuk do të thotë të njëjten gjë, në radhë të parë. Lot – në anglisht do të thotë truall. Pra truall shtëpie, një parcelë toke, apo një hapësirë e përcaktuar me ose pa ndërtesa. Një pjesë rrugë nuk quhet lot. Mbase nuk e di. Pra, sikur të mos lexoja në vijim dhe ta kuptoja se bëhej fjalë për një pjesë rruge. Problemi këtu është se fjala e huazuar është një fjalë bazë shqipe. Fjalia “Loti i rrugës” m’u duk si një anektodë për një rrugë të mbushur me vaj për ndonjë arsye, “e lau rrugën me lot”, për shembull. Pra përdormi i kësaj fjale, jo vetëm pa nevojë, jo vetëm pa vend, jo vetëm një fjalë e huaj që nuk ka të njejtin kuptim, por e humb kuptimin komplet të fjalisë shqipe e të çon në një rrugë pa krye.
Gjithashtu, meqë në anglisht emrat nuk lakohen, loti nuk është lot. Pra, çfarë është?!
Unë përdora lotin si shembull, por janë me qindra e qindra. Rradhë dëgjon nga mediat apo politikanët, e vende tjera ku një fjali të jetë shqip komplet.
Loti për mua ka një kuptim të vetëm. Dhe në këtë rast janë lotët që duhet të derdhim për ato që po bëhen me gjuhën tonë shqipe.

PS. Kërkoj ndjesë për mungesën e “Ç” dhe “Ë” meqe nuk janë ne anglisht.
Megjithëse edhe në shqipen e përditshme, janë harruar. Muhabet për një ditë tjetër.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit