
Gino Paoli – Nji rrëfim për jetën
“Kam lindur më 23 shtator 1934 në Monfalcone, dhe jetoj i mbyllur me gruan time Paola i rrethuar nga gjërat e mia më të dashura. Jam pak ari, ndonjëherë i ashpër, por i sinqertë dhe i veçantë si pak të tjerë. Është një ditë, si gjithë të tjerat, e do ta festoj me të dashurit e mi dhe me gjithë ata që më duan, dhe më pas do të vijë 91-shi, e nëse jam ende gjallë, ky nuk është një cak që nuk mundet gjithkush, po të marret parasysh detaji i plumbit që iu avit krejt pranë zemrës sime që në vitin 1963, kur e qëllova veten për t’i dhënë fund jetës, por plumbi u ndal te perikardi dhe edhe pse s’më trazon më duke bërë të ulërijë detektorin e metalit, ai tashmë duhet të jetë ndryshkur. Në autobiografinë time librin “Çfarë do të bëj, kur të rritem. 90 vitet e mia të para”, desha ta prezantoj si një libër që nuk duhet lexuar, sepse brenda janë gjithë gabimet e mia. S’kam dashur të mbaj maska sepse ato më ndihmuan të rritesha, dhe do t’i bëja sërish të gjitha.
Kam shkruar mbi 200 këngë, nga “Sapore di sale” deri te “Una lunga storia d’amore”, “Cielo in una stanza”, “La gatta”, “Quattro amici”, “Che cosa c’è”, “Senza fine”.
Tre janë gratë e jetës time: Ornella Vanoni, Stefania Sandrelli dhe gruaja ime e dashur Paola Penzo.
S’e kisha imagjinuar kurrë që t’ia arrija kësaj moshe. Për 20 vjet, çdo ditë uiski dhe Marlboro të kuqe. S’kam ndjekur asnjëherë dietë dhe s’jam marrë kurrë me sport.
Duhej një fat shumë i madh.”
Gino Paoli

“Sono nato il 23 settembre 1934 a Monfalcone, vivo rintanato con mia moglie Paola e circondato dai miei affetti. Sono un po’ orso, a volte ruvido, ma schietto e autentico come pochi. E’ un giorno come tutti gli altri, che festeggerò con i miei cari e con le persone che amo, e poi arriveranno i 91, se sarò ancora vivo, ed è una meta non da tutti, considerando il dettaglio del proiettile che è incapsulato accanto al mio cuore dal 1963, quando mi sparai per farla finita ma la pallottola si fermò nel pericardio e anche se non rompe più le scatole facendo suonare il metal detector, deve essersi arrugginita. Nel mio libro autobiografico “Cosa farò da grande. I miei primi 90 anni”, volevo presentarlo come un libro da non leggere perché dentro ci sono proprio tutti i miei errori. Non ho mai voluto indossare maschere, ma sono quelli che mi hanno fatto crescere e rifarei tutto. Ho scritto oltre 200 canzoni, da “Sapore di sale” a “Una lunga storia d’amore”, “Il cielo in una stanza”, “La gatta”, “Quattro amici”, “Che cosa c’è”, “Senza Fine”. Tre le donne della mia vita: Ornella Vanoni, Stefania Sandrelli e la mia adorata moglie Paola Penzo.
Non ho mai immaginato di poter arrivare a questa età. Per 20 anni, ogni giorno, ëhisky e Marlboro rosse. Non ho mai seguito una dieta e non ho mai fatto sport. Ci vuole una grande fortuna.”
Gino Paoli
13 Janar 2023