
Gina Lollobrigida dhe Statuja e Esmeraldës
Statuja e Esmeraldës, (personazh kryesor i veprës së Victor Hygo – “Notre Dame de Paris” është vepër e skulptores Gina Lollobrigida. Pak njerëz e dinë që aktorja e famshme e filmit, ishte gjithashtu edhe një skulptore e shkëlqyer.
Statuja e Esmeralda u krijua në vitin 2002, dhe sot ndodhet në qytetin e Pietrasantas, në Toscana, ku Lollobrigida ishte edhe anëtare nderi e qytetit.
Ekspozita personale të skulpturave të saj janë mbajtur në Moskë, në Venecia, Paris, dhe Lollobrigida ishte edhe anëtare nderi e Akademive të Artit të Italisë, Francës dhe Rusisë…
Marrë nga Web