back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Gentiana Kone, mike fisnike dhe poete andjesh grishëse – nga Albert Vataj

Gazeta

Gentiana Kone - Poezi 2018 - Muzgu
Gentiana Kone – Poezi 2018 – Muzgu
Dy vjet më parë, pata fatin me pa të mishërueme, nji nga andrrat e mia të kahershme, përmes botimit të këtij libri tim të parë, titullue thjesht “Poezi”.
Falë profesionalitetit dhe përkushtimit të të nderumit Mark Simoni, edhe pse koha e qendrimit tim në Tiranë qè mjaft e shkurtë, kjo përmbledhje e parë poetike mundi të vijë në dritë.
Nji moment i lumtun ky që mirdashja e disa miqve e bani edhe ma të vyer!
Kumtimi i të nderumit Albert Vataj në gazetën “Koha Jonë” qè një shtysë e mrekullueshme për të viju me kriju me zemër të ngrohtë dhe me përkorësi.
Falenderoj nga zemra të gjitha ata miq e mikesha që me mbështetjen dhe këshillat e tyne të vazhdueshme më kanë ndih në k’të rrugë të bukur të fjalës së shkruar.
Gentiana Kone
.
Gentiana Kone 2020
Gentiana Kone 2020

Gentiana Kone, mike fisnike dhe poete andjesh grishëse

nga Albert Vataj

Poezia e Gentiana Kone është ai zë që më shumë se një kushtrimi zemëratash është një pëshpërimë shpirti, është një lëmim i shkujdesur gjendjesh që pulit mbi valët që shkulmojnë në të tashmet e grishura kujtimeve. Kumtimi poetik i Gentiana Kone është ajo nevojë komunikimi që zgjohet me ndrojtje dhe promovohet me kurajë. Hyn dhe del nga çasti që e përfshin si nga ëndrra që e thërret në takim.
Vargu dhe metafora, mëtimi dhe impresioni gostiten në një larmi trajtash që trokasin mbi dëshirimin poetik si shiu që kërkon të shuaj etjen e një tokë të eshkur. Poetja u flet të gjithë heshtjeve që e përgjojnë. Zërave që pipëtijnë u jep zë, zemrave u mëkon frymë që e përpush gjoksin e saj e ndez në buzë mallin e puthjeve dhe dhimbjen e trishtimit.
Jeton në çdo frymëmarrje dhe ndjen në çdo fjalë dhe varg gjithëçfarë i pulson në atë ritëm gjërash që i trazojnë gjendjet ku ajo i përpush me hukamë si për t’u ofruar.
Thjeshtësia e ligjërimit poetik të Gentiana Kone është e tillë përshkuese, si çdo vërtetësi që ne i hapim zemrën, si asaj trokitje që i përgjojmë kraharorit kur lëshohet në gjëmim. Ajo pjesëmerr poetikisht në gjithçka që i rrethvjen, por përmbikrejt për atë çfarë e trazon me shkas çastin. Jetësimi shpirtëror është urëbashkim ndjesish dhe trandjesh, gazmimesh dhe prushjesh që bubrrojnë drojshëm në syprinën e momenteve që pluskojnë aty-këtu, ku Gentiana Kone ndihet dhe krijon.
.
Marrë nga muri i Fb i Gentiana Kones, 10 dhjetor 2019

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.