back to top
2.5 C
Tirana
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025

Gënjeshtar dhe mashtrues i pafytyrë – nga Adriatik Riza Dosti

Gazeta

Adriatik R. Dosti
Adriatik R. Dosti
Gënjeshtar dhe mashtrues i pafytyrë
nga Adriatik Riza Dosti

Ky është realisht kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Edi Rama.
As skuqet e as zverdhet, por edhe që as zbardhet e as nxihet.
Nuk po shtoj… edhe vulgar, banal, hajdut, delirant, inatçor, i pabesë, hakmarrës, me fjalor rrugaçëror, arrogant etj. etj. se po i hyre hollë-hollë biografisë së tij personale (por edhe familjare) nuk mbaron dot as për një javë…
…Dështimet e skandalet e tija janë spektakolare, për të cilat vetëm një popull si i yni mund të heshtë kësisoj dhe vetëm një i papërgjegjshëm mendor si Rama – kryeministër do të thoshte: S’di gjë unë, nuk është përgjegjësia ime, s’i kontrolloj dot ata që hanë kumbulla e dardha pas shpinës sime, përgjegjësia është “individuale” e jo kolektive, fajin e kanë Saliu dhe Opozita! etj etj…
Katër vjet më parë në Opinion tek Faqeziu Fevzi u tha shqiptarëve se: “Dy janë objektivat e mija madhore e të panegociueshme për të cilat nëse nuk i realizoj shqiptarët duhet të më fajësojnë mua dhe vetëm mua e askënd tjetër, legalizimet falas dhe uji i pijshëm”(???)
E ku jemi sot?
Shiheni në rrjet videon në fjalë dhe… No comment.
Dështime e skandale pa fund në shërbimin shëndetsor, në reformën arsimore, në reformën në drejtësi, në sigurinë kombëtare, në polici, në politikën e jashtme, në shpopullimin e vendit, në vjedhje e korrupsion pa fund, të zhytur në krim, drogë, tradhëti e prostitucion… tashmë të ngritura në pushtet…
Politikë antishqiptare kudo, degjenerim total, përdorim personal politik e abuzim me Administratën shteterore, – hajni e krim bashkë… ulur në të njëjtën karrige pushteti… dhe një Shqipëri që po shkon dita-ditës dëshpërimisht drejt Greminës… e sigurisht edhe një pjesë jo e vogël populli që duke e votuar e rivotuar Ramën e që duke ndenjur “larg bythës sime” po djeg e përvëlon bythën e të gjithëve!
Aeroporti i Kukësit kthehet e përfundon ne Park Voltaik…
Stadiumi i Kukësit kthehet në objekt muzeal…
Tuneli i Llogarasë ose vrima e Belës siç ka filluar ta quajë populli me të drejtë kalohet frikshëm e si frëngu – pulën…
Rruga e Arbërit që kushtoi e vodhi miliona dhe u inaguruar nja tre herë nga Rama – Bela më së shumti bllokohet nga shembjet e shumta dhe cilësia e dobët e ndërtimit se sa kalohet normalisht.
Aeroporti i Vlorës i inaguruar deri më tani nja 2 herë… sipas specialistëve shqiptarë e të huaj të ambjentalizmit, florës e faunës… pritet (larg qoftë) të shndërrohet në burim aksidentesh të frikëshme ajrore për shkak të llojit e numrit të madh të shpendëve që jetojnë në atë rajon atje e që sot për sot vazhdojnë të mbeten një problem i madh e i pazgjidhur për industrinë gjigande të fluturimeve ajrore në krejt botën.
Kush po i paguan milionat e dy anijeve “energji prodhuese” nga Bangladeshi që i sollën në Vlorë… Kimetja – Rama e Bela e ku po kalben e s’u ndezën kurrë as edhe një orë të vetme, di gje ti o popull apo ç’deshe thuaj.
Rruga e sapoinauguruar (për herë të 3) Qukës – Qafë Plloçë… ka frikshëm dobësi e mangësi të shumta teknike… kthesa pa fund e mungesë sinjalistike e mbrojtje… Çka minimalisht do të thotë që në Dimrin e ftohtë me borë e ngrica të asaj zone “rruga e re” dhe e trumbetuar me zhurmë si sukses e arritje e madhe prej Ramë – Ballukut të kthehet në një tragjedi e mallkim prej shqiptarëve.
Nuk po flas për Inceneratorët inegzistentë ku u vodhën miliona euro, as për Portin arab të Durrësit… as për Lungomaret e Edvinit që u ngjajnë Plakave lyer me buzëkuq… as për Butrintin e Apolloninë e shitur… e as per Ksamilin e Dhërmiun strategjik të Rama – Manes… e sigurisht as për Sazanin e Karaburunin e dhëndrit të Trump… e as për krye-skandalin Rama – McGonigal e sigurisht as edhe për vëllazërinë shqiptaro – serbe të siamezëve Rama – Vuçiç – thikë pas shpine veçmas ndaj Kosovës.
Dhe ky “kingu ynë” që mendon ditë – natë për Kopështe luksi brenda kryeministrisë e ku pi verë 33 mijë dollare shishja… per Satelitë, për Akademi barinjsh e deri edhe për pistë miliona dollarëshe të Formula 1 në Elbasan…
Jo për gjë o shqiptarë, por bëmat e poshtërsitë e tij janë e bëhen aq shumë sa do t’u duket se jetoni kot në një lloj Shqipërie që vetëm e juaja tashmë de facto e de jure… nuk është më… sepse ju qofshi që ende nuk e kuptoni se Rama e Bela dhe banda e tyre kriminale e antishqiptare prej vitesh në pushtet… që nesër në mëngjes janë të gatshëm të çajnë ferrën e tu lënë faturat në duar… ose siç thotë populli… “kopilin në derë”.
Sepse kur një popull që i shkon nga pas kësisoj të marri… atëhere me siguri absolute ai lloj populli është më i çmendur se edhe vetë i çmenduri që ka në krye ndaj dhe përfundimisht ai popull ka vdekur për së gjalli…
A. R. D

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.