back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 20 Prill, 2026

Gazetarja e njohur, emërohet Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit

Gazeta

Logo - Qendra Kombëtare e Leximit të Librit
Logo – Qendra Kombëtare e Leximit të Librit
Gazetarja e njohur, emërohet Drejtoreshë
e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit

Gazetarja Arta Marku është emëruar Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjete sociale.
Ministri vlerëson karrierën e saj si gazetare dhe kritike letrare, ndërsa thekson se si autore dhe përkthyese do të sjellë në këtë detyrë një përvojë të pasur dhe një vizion të qartë për zhvillimin e librit dhe leximit në Shqipëri.
“Autore dhe përkthyese e disa veprave të rëndësishme, Arta Marku sjell në këtë detyrë një përvojë të pasur dhe një vizion të qartë për zhvillimin e librit dhe leximit në Shqipëri.”, shprehet mes të tjerash ministri, duke shprehur falënderime edhe për ish ish drejtoreshën Esmeralda Bardhyli për punën e saj.

Postimi i plotë:
Arta Marku – emërohet Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit
Gazetare dhe kritike letrare me një rrugëtim të gjatë dhe të konsoliduar në kulturë, Arta Marku e nisi karrierën në vitin 1993, me gazetën “Koha Jonë”, për të vijuar më pas në media të rëndësishme si “Gazeta Shqiptare”, “Shekulli” dhe “Panorama”, gjithmonë me fokus te libri dhe letërsia.
Ka drejtuar si kryeredaktore disa prej revistave më të njohura kulturore në vend, ndërsa prej vitit 2014, ka sjellë për publikun emisionin “Bibliotekë” në RTSH dhe “Palimpsest” në Radio Tirana. Përmes nismave si “AGORA”, ajo ka afruar letërsinë me publikun në hapësira të hapura dhe interaktive.
E angazhuar vazhdimisht në promovimin e leximit, ajo ka zhvilluar takime të shumta me nxënës në gjimnazet e Tiranës, si dhe ka qenë pjesë e jurive në çmime dhe konkurse të rëndësishme letrare.
Autore dhe përkthyese e disa veprave të rëndësishme, Arta Marku sjell në këtë detyrë një përvojë të pasur dhe një vizion të qartë për zhvillimin e librit dhe leximit në Shqipëri.
Një falënderim i veçantë shkon për ish drejtoreshën Esmeralda Bardhyli për punën dhe kontributin e saj të vyer ndër vite në këtë institucion.
7 prill 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.