
Gazetaria dhe gazetarët…
nga Elida Buçpapaj
Gazetaria nuk ka mision të zëvendësojë me tifozëri
militantizmin partiak që synon pushtetin dhe i shpërdor gazetarët
për manipulime të fakteve dhe historisë!
As gazetarët nuk janë misionarë në shërbim të politikanëve
që t’ju gjunjëzohen duke u bërë avokatë mbrojtës të tyre
sepse demokracia ka tre pushtete të pavarura dhe të paprekëshme,
ndërsa gazetaria është pushteti i katërt që ta mbrojë shtetin prej shkeljeve të Kushtetutës nga politikanët e korruptuar,
nga abuzuesit me rrogat e përfituara nga taksapaguesit,
që t’i denoncojnë privilegjet e përfituara pa meritë –
sepse shteti dhe demokracia nuk është parcelë private
as e politikanëve dhe as e shërbyesave të tyre me pagesë
por pronë e përjetëshme e popullit!
Ata që luftojnë gazetarët me të gjitha mjetet
nga frikësimet, kërcënimet deri tek vrasjet,
me pushimet nga puna,
duke ua imponuar censurën apo autocensurën
me frikën e humbjes së vendit të punës
apo duke i injoruar dhe duke ua mohuar kontributet,
ata nuk nuk plotësojnë standartin si zyrtarë publik të një sistemi demokratik!
Marrë nga Elida Buçpapaj, 19 shkurt 2026