back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Gazeta që na duhet! nga Nebil Çika

Gazeta

Minerva on line (2014)
Minerva on line (2014)

Gazeta që na duhet!

nga Nebil Çika

Gazeta që duam apo gazeta që na duhet?!
Këtë pyetje shtronte në vitin 1933, Branko Merxhani, një nga themeluesit e “Minerva-s” në atë kohë. Këtë pyetje shtrojmë edhe ne sot në këtë start të ribotimit të “Minerva-s”!

Nebil Çika (i Vjetri) - Botues i Minrva-s
Nebil Çika (i Vjetri) – Botues i Minerva-s

Të nderuar miq!
Bashkë me një grup miqsh, gazetarë të njohur të shtypit shqiptar vendosëm fillimin e ribotimit të gazetës “Minerva” në versionin online e me vonë me ndihmën e Zotit, edhe në atë print. Menduam dhe besoj se do të arrijmë të sjellim në treg një media ndryshe nga ato që kemi sot, por shumë të ngjashme profesionalisht, estetikisht dhe moralisht me “Minerva”-an e viteve ’30.
Duke parë gjendjen e shtypit aktual shqiptar menduam se publiku ka nevoje për një fytyrë tjetër të tij me afër realitetit dhe të vërtetës me një politikë editoriale të kushtëzuar vetëm nga interesat e kombit dhe të popullit shqiptar.
“Minerva” e vjetër ishte prodhim i elitës kombtare të kohës dhe bëri epokë me idetë, elegancën kulturën, patriotizmin dhe edukatën që përcolli në ato vite të para të shtetit shqiptar. Atje shkruan dhe u promovuan si gazetarë, shkrimtarë, poetë, artistë e shkencëtare. Aty shkruan Çika, Konica, Merxhani, Frashëri, Koça, Toto, Koliqi, Zavalani, Stafa, Xhuvani, Logoreci, Kokona, Çabej, etje… Ata prunë ide të reja e moderne, por edhe ruajtën traditat e mira të kombit tonë. Botuan e u promovuan si shkrimtare e poetë si Haxhiademi, Asllani, Migjeni, Marko, Peshkëpia, Musarai, etje. U lançuan artistë si Tashko, Paskali etje. Shumica e tyre patën fat tragjik vetëm disa vite më vonë, por një pjesë ia dolën të mbijetonin e të ishin elita kulturore edhe në diktaturë. Edhe ne si Nebili (i vjetri), Branko Merxhani, Vangjel Koça, Ernest Koliqi, Ismet Toto, e të tjerë themelues e bashkëpunëtorë të “Minerva” menduam e diskutuam gjatë çfarë gazete do bëjmë: Atë që duam apo atë që na duhet? Sigurisht që vendosem për atë që na duhet, jo vetëm ne si gazetarë, por edhe publikut, shqiptarëve! Kështu vendosëm së pari që politika jonë editoriale të jetë: Shqipëria. E gjitha nga Presheva në Prevezë. Ne nuk kemi rubrika të ndara. Ngjarjet zhvillimet në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë Ulqin e Janinë do të trajtohen së bashku në të njëjtën faqe e rubrikë. Për ne, Shqipëria ka qenë dhe do te jete Një… ashtu siç e bëri Zoti dhe e ruajtën me sakrifica të parët tanë. E nisëm këtë gazetë duke shpresuar ta bëjmë një tribunë të fjalës dhe mendimit të lirë, promovimit të vlerave të kombit e të familjes të vërtetave historike e aktuale gjë që shpresojmë shumë t’ia arrijmë shumë shpejt. Shenjat e para janë pozitive! Veçanërisht inkurajimi që kemi marrë në këto ditë të para nga miq e lexues të shumtë të cilit nuk i konsiderojmë si të tillë, por si bashkëpronarë e bashkëpunëtorë të “Minerva-s”

Minerva e Nebil Çikes
Minerva e Nebil Çikes

Ideja dhe interesat kombëtare janë të mjaftueshme për të na mbajtur bashkë, për të na rritur si sasi e cilësi. Te ne nuk ka nevojë të kesh emër të madh, mjafton të kesh diçka të mirë, cilësore e me vlerë për të thënë e shkruar dhe je pjesë e “Minerva-s”.
Miq dhe pjesë e jona janë veçanërisht lexuesit “aksionerët” më të mëdhenj të “Minerva-s”, mendimet, sugjerimet… por edhe kritikat e të cilëve do të jenë të rëndësishme e të konsideruara në maksimum…
Për t’u kthyer edhe një herë tek dilema e fillimit, ju ftoj të nderuar miq të përqendrohemi e angazhohemi të gjithë, secili sipas mënyrave e mundësive tona për të realizuar idenë tonë për gazetën që na duhet sot më shumë se kurrë!
Bëhuni pjesë e “Minerva-s”, përçues të vlerave kombëtare, historisë, traditës, të tashmes e të ardhmes, kësaj iniciative ndryshe të shtypit shqiptar. Gazetës që na duhet!
Zoti na ndihmoftë!
(Marrë nga numri i parë i Minerva-s online)

Përshendetje nji gazete të Re!

Pra pak kohe është shfaqë në shtypin online, nji Gazetë e Re: nji Minervë e Re, e Nebil Çikës të Riut… mbasi në historinë e shtypit shqiptar ka qenë nji Gazetë të Dikurshme, Nji Minervë e Dikurshme e nji Nebil Çike Tjetër, me gjurmë të thella jo vetëm në gazetarinë shqiptare po në krejt kulturën shqiptare… Sigurisht kjo gazetë e re me kaq shumë përngjasime të dikurshme, hyn me synime pretenduese edhe pse ka nji kufi të vështirë për ta kapërcyer, sepse siç thekson me tv drejtë edhe botuesi i saj Nebil Çika i Riu, ajo ka pasë jo veç emra të shumë po edhe shtylla të rëndësishme e kollosv të shtypit e kulturës, aq sa ky përgjasim i shumtë në elementë aq sa na shtrëngon të dyshojmë po aq edhe na shtyn të besojmë në kët mison të madh sot.
E megjithatë… gazeta është tashmë në rrugën e saj, ajo çka duhet të bëjë secili që ndjehet në lartësitë e ndërgjegjes dhe kulturës, duhet të kontribuojë dashamirësisht, në mënyrë që ai emër i madh i lavdishëm i Minervas së dikurshme, me Minerva-n e sotme të lidhë hallkat e këputura të nji ëndrre tv madhe që ende e dëshirojnë shumë shqiptarë…
Jozef Radi
18 shtator 2014

Related Images:

More articles

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.