back to top
24.1 C
Tirana
E martë, 14 Korrik, 2026

Ganimete Cuka: historia tragjike e një vajze tiranase!

Gazeta

Ganimet Cuka (fotoja botohet për herë të parë)
Ganimete Cuka 
Ganimete Cuka: historia tragjike e një vajze tiranase!

Ganimete Cuka lindi në Tiranë në një familje me tradita qytetare. Ajo kreu studimet në Institutin Femëror “Nana Mbretneshë”, një nga institucionet më të rëndësishme arsimore për vajzat e asaj kohe. Babai i saj, tregtar i vjetër i Tiranës, u vra kur ajo ishte ende e vogël dhe ajo u rrit nga e ëma, së bashku me motrën Nexhmije.
Pas vendosjes së regjimit komunist, jeta e saj u përfshi në një sërë përndjekjesh dhe hetimesh. Në vitin 1945, u arrestua me akuzën si agjente e zbulimeve të huaja dhe u mbajt për muaj të tërë në hetuesi, por pas refuzimit të saj për të pranuar akuzat, u la e lirë. Më 29 shtator 1947, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Prefekturës së Tiranës urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së saj të tundshme, duke e vendosur atë nën presion të vazhdueshëm shtetëror.
Sipas dëshmive të kohës, ajo u përball gjithashtu me një periudhë të vështirë personale dhe politike, mes izolimit dhe përndjekjes së vazhdueshme nga organet e Sigurimit të Shtetit. Në vitin 1967, së bashku me të ëmën, u internua në Grabjan të Lushnjës, ku u vendosën në kushte tepër të rënda jetese, në një kthinë të stallës së derrave.
Në këtë mjedis të vështirë dhe pas një kalvari të gjatë vuajtjesh, jeta e tyre mori fund tragjikisht. Të dyja u vetëvarën dhe më pas u varrosën në një gropë pranë kanalit që kalonte afër stallës, pa shenja identifikuese.
Marrë nga Muri u FB, Aleksander Cangonja,

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.