
Fikso objektivin tënd dhe çoje atë deri në fund…
nga Yann Murat
Të përshëndes.
Afrohu dhe më dëgjo me vëmendje.
Je ti, dhe vetëm ti arkitekti i jetës tënde.
Nuk është faji i askujt, në situatën ku ti ndodhesh sot. I askujt.
As i atyre që të kanë rrethuar, as i asaj apo atij që të ka dashuruar, as i asaj apo atij që të ka lënë.
Lëri ata të shkojë.
Pastroje gjithçka nga jeta jote, dhe rifillo nga e para.
Rilindu. Çohu dhe ec përpara.
Fikso objektivin tënd dhe çoje atë deri në fund.
Nuk është e lehtë. E di që nuk është e lehtë, bile është shumë e vështirë. Por mëso të disiplinohesh. Autodisiplinohu. Jeto me këtë autodisiplinë dhe do ta shikosh. Që jeta jote do të ndryshojë, që objektivin e ëndrrave të tua do ta realizosh.
Mos lejo askënd, askënd të të ulë. Jepi vetes triumfin e bukur. Dhe qëndro në lartësinë e madhështisë tënde.
Mos e harro këtë gjë.
Marrë nga Yann Murat, 14 maj 2026