Fija e Leshit
me foto nga Avni Delvina…
dhe histori nga Durim Kaba
Njeriu i xha Sifit… Avni Delvina
Xha Sifi ishte një berber nga Korça që në pleqëri kishte përfunduar roje kopështi… Xha Sifi ishte rreth 75 vjeç dhe kishte bërë shumë vite burg, si antikomunist i sëmurë…
Vinte ndonjëherë tek ne dhe mbaj mend që thoshte: Ne jemi një popull që na kanë lidhur me një fije leshi në qafë, dhe ne nuk e tundim kokën se kemi frikë se mos këputet fija e leshit…
Fije leshi s’kisha ku të gjeja, dhe e bëra këtë foto duke e lidhur kokën me letër higjenike…
Kush këput fijen e Leshit, pushkatohet – Dritan Kaba
Kjo histori e fijes së leshit nuk është sajesë e xha Sifit, por ngjarje reale e përdorur nga kriminelët e kuq me malësorët e Malësisë së Madhe, pas rënies së Kryengritjes së Postribës. Krimineli Shefqet Peçi (kështu më kujtohet) i vuri në rresht edhe për t’i poshtëruar malësorët i lidhi me fijen e një topi leshi që sa ishte tjerrë dhe u tha: “Do shkoni në këmbë deri në Shkodër dhe kush nga ju këput fijen e leshit… do të pushkatohet rrugës!”
Marrë nga Muri i Fb, Avni Delvina, 19 shtator 2023