back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Festa e Halloween-it ndër shqiptarë – opinione

Gazeta

Kokat e Kungujve të Halluween
Kokat e Kungujve të Halluween

Festa e  Halloween-it ndër shqiptarë

Halloween, shëmtia që nuk na duhet…!

Nëse bëhet fjalë për ndërrimin e stinëve
dhe ndezien e zjarreve,
ne kemi festën pagane të Ditës së Verës.

Futja e kokës në kungull nuk ndryshon asgjë,
kungulli kungull ngelet…!

Halloween ose (hellëuin), e prejardhur nga Keltët për më shumë se 600 vjet p.e.s, po fiton përherë e më shumë terren edhe në vendin tonë.
Edhe pse Halloween po kthehet në ditë argëtimi dhe feste, sidomos për të rinjtë, shumë pak prej tyre e dinë kuptimin e kësaj ditënate me pamje të frikëshme, vdekjeje e larje mëkatesh pas vdekjes.
Shenja dalluese e kësaj feste është një kungull me vrima i ndriçuar nga brenda, me pamje të frikshme që vjen që nga koha e Keltëve, fise që jetonin përgjatë Danubit.
Keltët, kremtonin këtë ditënatë si ndarjen nga periudha plot diell dhe e lulëzuar e verës dhe futjen në netët e errëta të dimrit.
Sakaq, një lloj besimi tjetër (Druidët) ja përkushtonin këtë natë Zotit të tyre të vdekjes, Samhain. Sipas tyre ditë ishte koha kur shpirtrat e vdekur mëkatarë lanin mëkatet e tyre. Druidët mendonin se mes 31 tetorit dhe 1 nëntorit, Zoti i mblodhi shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit të shkuar, të mëkatarëve mbi tokë, pasi ata i kishin larë mëkatet e tyre dhe i dërgoi në parajsën e keltëve.
Ndezja e zjarreve në kodra dhe më pas në shtëpitë e tyre kishte krijuar besimin se kështu ata përzinin shpirtrat e këqinj të vitit që shkoi.
Duke qënë se Halloween është e prejardhur nga keltët, kuptohet se fillimet e tyre janë në Evropë.
Kisha ua mori Keltëve këtë zakon gjatë përhapjes së krishtërimit.
At Gjergji i IV-të e ringjalli më 1 nëntor të vitin 837, duke e quajtur “Dita e të gjithë Shpirtrave”. Për të mos shtrembëruar besimin tek Samhai, kjo ditë është menduar të jetë edhe “Dita e të vdekurve”. Në shek. XIX, Halloëeen arriti të kalojë Atlantikun për në Amerikën Veriore së bashku me pasardhësit e Keltëve, Irlandezët, të cilët shtegëtuan atje për shkak të kushteve të këqija për jetës. Atje, ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vendin, por gjatë përhapjes pësoi edhe ndryshim të dukshme. Kështu tashmë Halloween më tepër përngjan me Karnevalet së sa me zakonet e mëhershme.
Një zuzar me emrin Jack O’Lanten duhej të shkonte në ferr pas vdekjes së tij. Por Djalli e ktheu mbrapsht duke i dhëne një copë qymyri (thëngjill) që digjej që ta kishte gjatë gjithë rrugës. Jack-u e vendosi qymyrin në një rrepë të madhe dhe u nis drejt një udhëtimi të pafundmë meqë nuk e lejuan të futej në asnjë mbretëri të vdekurish. Për njerëzit ishte mëse e qartë që rrepa me qymyrin u shtinte tmerrin para së gjithash shpirtrave të këqinj. Meqenëse amerikanët përdoren kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e Halloween-ve.
Nëse bëhet fjalë për ndërrimin e stinëve dhe ndezjen e zjarreve, ne kemi festën pagane të Ditës së Verës.
-Sa më sipër Halloween, me shpirtëra të vdekur dhe pamje të frikshme (vdekje, ngjallje, frikë) nuk ka asnjë lidhje me traditën tonë të festave, dhe pak nga argëtuesin e dine kuptimin e saj.
-Por ajo që e bënë edhe më të papranushme këtë ditë është loja e mjaft të rinjve dhe të rejave që e shikojnë si ditën kur duhet të lënë orët e mësimit, dhe ta fusin kokën në kungullin me vrima. Kungulli nuk ndryshon asgjë, kungulli kungull ngelet…!
Halloween asht e vetmja ditë kur njeri mundet me u ndie krenar për shpinë e papastrueme…Rrjetat e merimangave që nuk i ka fshi kush tash 1 vit, pluhnat 1 gisht, muret e palyeme kanë me iu ngjallë lakmi të tanëve…kur ti shohin kanë me thanë :
-“Sa mire i ke ba…duken si origjinale.”
nga Abedin Kaja (marrë nga faqja e fb)

Festa e Halleween
Festa e Halleween

***
Personazhet e Halloween?!? i kemi përditë në tv. Provo hape dhe ti dhe do shohësh si vijnë verdallë me kostume me ngjyra. Më kryesorët janë duke u tallë me njerëzit, argëtohen dhe hedhin ndonjë llaf ashtu si për të kujtuar që janë garipa, ca të tjerë me kostume të errta dhe maska kërcënuese ulin e ngrenë “bijtë e kurvës”, pastaj vijnë personazhet që krijojnë dhe festën, hyjnë e dalin në skenë sa herë u shkrepet. Këta bëjnë dhe zhurmën me kunguj e zinxhira. Një pjesë ka veshur kostumin e bukuroshes së fjetur dhe pret princin që ta zgjojë. Kallam kusuri rri para tv me shpresë se kjo është thjesht një festë kalimtare…
En Tela (marrë nga faqja e fb)

Festa e Halloween
Festa e Halloween

***
Halloween asht e vetmja ditë kur njeri mundet me u ndie krenar për shpinë e papastrueme… Rrjetat e merimangave që nuk i ka fshi kush tash 1 vit, pluhnat 1 gisht, muret e palyeme kanë me iu ngjallë lakmi të tanëve… kur ti shohin kanë me thanë:
“Sa mire i ke ba… duken si origjinale!”
Ilir Seci (marrë nga faqja e fb)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.