Fenomeni Adriatik Lapaj…

Gazeta

Tre Kryesuesit e Zgjedhjeve 2025: Rama-Berisha-Lapaj
Tre Kryesuesit e Zgjedhjeve 2025: Rama-Berisha-Lapaj
Fenomeni Adriatik Lapaj

Nga liderët politikë që morën mandate këto zgjedhje, më i riu është Adriatik Lapaj. Avokati e nisi rrugëtimin e tij më 28 shtator 2023, dhe me rreth 18 muaj punë ai dirigjoi një parti e cila u rendit e treta në rang kombëtar. Deri në fund të procesit të numërimit, Lapaj gjithsej do të marrë mbi 70.000 vota.
Tomë Doshi, me dy dekada e gjysmë eksperiencë në zgjedhje dhe me miliona euro shpenzime, nuk i çau dot qarqet Lezhë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.
Në këto 8 qarqe, Lapaj po del forcë e tretë.
Në këto qarqe nuk çau dot as Agron Shehaj, një njeri i cili ka tetë vite në politikë dhe ka shpenzuar miliona euro, teksa ka punësuar rreth 50 mijë njerëz në Shqipëri ndër vite.
Lapaj doli mbi pasanikët e politikës. Ai ishte i vetmi që krijoi frymë. U penalizua nga fakti që shqiptarët kanë vite që kanë humbur shpresën te politika. Me opozitën parlamentare të shkatërruar, me gafa pas gafash, njerëzit nuk u nxitën të votonin, sepse ishin të vetëdijshëm se rrotacioni ishte i pamundur.
Nesër numërohen kutitë e fundit. Lapaj është disa qindra vota larg marrjes së një mandati në qarkun Fier. Do të ishte i dyti pas atij të qarkut Tiranë. Ekziston ende një mundësi që të fitojë një mandat në qarkun Vlorë. Gjithsej, 3 mandate.
Mos harroni. Ai është 37 vjeç. Ai nuk blen vota. Ai nuk ka punësuar njerëz. Ai nuk është pasanik. Ai nuk ka qenë pjesë e PS apo PD, duke përfituar nga emri apo logoja e partisë së madhe. Ai erdhi nga rrugët dhe sheshet e Shqipërisë.

Adriatik Lapaj
Adriatik Lapaj

Shoqëria jonë është e pezmatuar. Shqiptari nuk e jep votën për kollaj. Kryesisht e bën kur pret që të marrë diçka mbrapsht. Shqiptarët e dinin se vota kundër pushtetit nuk do t’u sillte asgjë mbrapsht dhe, fatkeqësisht, historia e viteve të fundit ka treguar se shqiptarët votojnë duke kërkuar një avantazh personal. Pavarësisht kësaj plogështie kolektive, Lapaj frymëzoi 70.000 zemra shqiptare. Ky është numri i njerëzve të cilët ende besojnë se ky vend mund të bëhet normal.
Lapajn e penalizoi edhe sistemi zgjedhor. Me votat që mori, në një sistem si ai i Kosovës sot do të kishte 5-6 mandate. Kjo vërteton se politika shqiptare është kalbëzuar me kohë dhe faji nuk mund të jetë i politikanëve të rinj, por i ujqërve të vjetër, të cilët pikërisht me këtë sistem zgjedhor u bënë kuçedra dhe morën më qafë këtë vend.
Përpara se ta kritikoni apo ironizoni Lapajn, kemi tri pyetje të thjeshta për ju:
1.Nëse jeni kundër të vjetërve, por nuk ju pëlqen Lapaj, a votuat ju për një parti tjetër të re?
2.Sa mandate mori Albin Kurti në fillim të rrugëtimit të tij politik?
3.Sa bëjnë 730 mijë plus 185 mijë? Janë shifrat e shqiptarëve të cilët marrin një shifër mujore nga shteti (pension, ndihmë ekonomike, kemp ose pagë në administratë). Gjithsej, 915 mijë shqiptarë të varur nga partia-shtet. E kuptoni se çfarë përbindëshi është sistemi ndaj të cilit po lufton Lapaj?
Po, Shqipëria sot ka 915 mijë rrogëtarë, të cilët presin fundin e muajit për të mbushur barkun.
Matuni mirë para se t’i kërkoni llogari një 37-vjeçari me 18 muaj përvojë politike…
Marrë nga Muri i FB Histori Shqiptare, 13 maj 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit