back to top
15.5 C
Tirana
E hënë, 15 Dhjetor, 2025

Fenomenet e përmbytjeve në qytetin e Beratit – nga Xhevair Ngjeqari

Gazeta

Projekti rregullator i Osumit në Berat
Projekti rregullator i Osumit në Berat
Fenomenet e përmbytjeve në qytetin e Beratit
nga Ing. Xhevair Ngjeqari

“…Fenomenet e përmbytjeve të qyteteve buzë lumejve njihen në nivel botëror… Por vendi jonë ka studiuar dhe aplikuar hidrologjinë dhe hidroteknikën në Euro-Nivele. Përmbytjet aktuale në qytetin e Beratit si parkingu, bulevardi, zona e Bibliotekës, ex Stadiumit, Gorica etj, mund të eleminoheshin. Aq më tepër që Ujrat përmbytëse të Osumit llogariten sa 1/4 e katërta e prurjeve përmbytëse të 16 Nëndorit 1962. Prurjet e vitit 1962, janë vlerësuar nga Akademia e Shkencave si inondacione nji herë në 100 vjet…
…Investimet e kryera në shtratin e Osumit janë plotësisht të gabuara. Ato nxisin përmbytjet. Përmbytjet aktuale janë rezultat i mbushjes me gurë e pilota të seksionit lumit. Ose projekti parkingut që nuk merr në konsideratë nivelet e përmbytjes së vitit 1962. Këto janë krime ekonomike dhe urbane. Historikisht drejtuesit mediokër beratas i përulen të hujve Ata i presin me lule dhe i përcjellin me dafina… Jo çfarëdo projekti nga Tirana ose gjetkë ose i partiakëve i shërben Beratit. Projekti Sistemimit Osumit me ishull apo gadishull është i gatshëm…”

Projekti rregullator i Osumit në Berat
Projekti rregullator i Osumit në Berat

Mbi përmbytjet në Berat në datat 17-23-nëndor 2025

Projekti sistemimit Osumit
Projekti i sistemimit Hidro Urban të Osumit në qytetin e Beratit është realizuar në vitet 1989-1990, është aprovuar në Këshillin Shkencor të rrethit Berat më dt. 5/7/1989. Në Mars -Prill 1990, është kontrolluar dhe verikfikuar në vend dhe vlerësuar max. nga Prof. Farudin Hoxha, ndërsa më 16.10.1990, është miratuar në Istitutin e Studimeve Hidroteknike (I.S.P.H.). Një kopje e projekt zbatimit, jepet në librin e Sistemimit Hidrourban të Osumit.

Baza e projektit për mos t’u përmbytur Berati
Projekti parashikon që nga Ura e re e Bilçës ose që nga ish Bonifikimi, duke përfshirë dhe Zagoren deri mbas Deltës lumit Velabishtit, të kalojë në shtrat Betoni të rregullt. Për gjatësinë 3 km janë llogaritur 12 seksione, të cilat përcjellin ujrat e prurjeve përmbytëse të vitit 1962, të ardhura në Urën Vajgurore, duke shmangur plotësisht inondacionet në Berat. Bile në projekt është parashikuar dhe nji variant i sistemimit me Ishull. Për çdo seksion ka prerje dhe llogaritje hidroteknike që verifikohen pa vështirsi.
Nuk arrij ta kuptoj përse Projekti është injoruar nga Bashkia Berat. Ata sabotuan dhe inisiativën e sistemimit hidrourban me Ishull të vitit 2015, të iniciuar nga Edi Rama. Investimet e kryera në shtratin e Osumit janë plotësisht të gabuara. Ato nxisin përmbytjet. Përmbytjet aktuale janë rezultat i mbushjes me gurë e pilota të seksionit lumit. Ose projekti parkingut që nuk merr në konsiderate nivelet e përmbytjes së vitit 1962. Këto janë krime ekonomike dhe urbane. Historikisht drejtuesit mediokër beratas i përulen të hujve Ata i presin me lule dhe i përcjellin me dafina… Jo çfarëdo projekti nga Tirana ose gjetkë ose i partiakëve i shërben Beratit. Projekti Sistemimit Osumit me ishull apo gadishull është i gatshëm. Ai mund të verifikohet. Sistemimi Hidrourban i Osumit nuk ka nevojë për financimet e shtetit. Ai ka nevojë vetën për mbështetjen e Bashkisë Beratit
Ing. Xhevair Ngjeqari

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.