Feja në shërbim të vëllazërimit dhe atdheut… – nga Jozef Radi

Vinçenc Prennushi (1885-1949)

Vinçenc Prennushi (1885-1949)

Feja në shërbim të vëllazërimit dhe atdheut…

nga Jozef Radi

Në Durrës perkujtohen dy martirë të demokracisë

Në teatrin “Aleksandër Moisiu” u kujtuan shëmbëlltyrat e Atë Vinçenc Prennushit dhe Mustafa Efendi Varoshit.
Në këtë titull, në sfond të një flamuri të madh, ku spikaste shqiponja dykrenare, ditën e premte mbasdite, në teatrin “A. Moisiu” në Durrës, në prani të qindra qytetarëve, u bë dekorimi “Martirë të Demokracisë”, i dy figurave të nderuara të fesë, At Vinçenc Prennushi dhe Mustafa Efendi Varoshi, i vdekur nga torturat në burgjet komuniste. Merrnin pjesë përfaqësues nga Bashkia e Qytetit, nga Presidenca, nga Kryeministria si dhe përfaqësuesit e tri besimeve fetare.
Për jetën dhe veprën e monsinjor Vinçenc Prennushit foli studiuesi Mikel Prennushi, ndërsa për jetën dhe veprën e Mustafa Efendi Varoshit foli drejtori i Muzeut Sali Hidri.
.
Mustafa Efendi Varoshi (1898-1948)

Mustafa Efendi Varoshi (1898-1948)

Artisti i merituar Mirush Kabashi lexoi poezinë e bukur, “Ka ra rrezja ndër bajama…” të Vinçenc Prennushit si dhe dy poezi kushtuar Mustafa Efendi Varoshit, ku ndjenjat e thella kombëtare bënë që të duartrokiteshin gjatë.
Krahas kujtimeve të bashkëvuajtësve të martirëve, me interes të veçantë u ndoqën edhe falenderimet e klerikëve Hafiz Sabri Koçi, i cili, ndër të tjera, theksoi se: “…askush s’do të mund t’i përçajë shqiptarët në emër të fesë…” ndërsa Arqipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, Imzot Rrok Mirdita tha: “Qyteti i lashtë i Durrësit ka qenë e do të jetë jo vetëm shembull i tolerancës dhe i mirëkuptimit midis feve dhe besimtarëve, por dhe shembull i traditave të shkëlqyera ku feja mbi gjithçka t’i shërbejë Atdheut…”
Jozef Radi
.
Botuar – Rilindja, e martë, 11 Maj 1993
.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Artikuj, Gazeta  Etiketat: , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook