back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 10 Shkurt, 2025

Federata Pan Shqiptare Vatra e Amerikës – një Kamp Internimi!

Gazeta

Agustin Mirakaj
Agustin Mirakaj
Federata Pan Shqiptare Vatra e Amerikës – një Kamp Internimi!

Nga vitet e errëta të diktaturës komuniste deri në ditët e sotme, historia ime dhe e familjes sime mbart peshën e një persekutimi të pashuar. Për familjen, internimi dhe gjyqet e sajuara nuk përfunduan me rënien e diktaturës, por morën forma të tjera nën maskën e institucioneve dhe organizatave (Vatra) që duhet të përfaqësonin vlerat e demokracisë dhe lirisë.
Sot, përballja ime me Vatra, një organizatë që dikur përfaqësonte shpresë për diasporën shqiptare, më kujton të kaluarën e familjes sime në kampet e internimit. Në vend që të mbrojë idealet e drejtësisë dhe bashkimit, ajo është shndërruar në një kamp internimi ideologjik, ku përndjekja e shpifjet janë armët kryesore të një lidershipi të vetëshpallur që nuk pranon mendimin ndryshe.
Ashtu si dikur regjimi komunist përndiqte babanë, nënën, gjyshen dhe vëllanë tim, sot unë përballem me të njëjtat metoda të ulëta: gjyqe të sajuara, shpifje dhe një urrejtje të hapur ndaj të vërtetës dhe lirisë së fjalës. Ata që dikur rrifshin gjoksin si mbrojtës të Vatrës, sot ndjekin direktiva të “partisë mëmë”, duke treguar se ideologjia komuniste bolshevike vazhdon të jetë e rrënjosur në mendësitë e disa njerëzve.
“Fakt – 1945-1990: Familja ime u përndoq egërsisht nga regjimi komunist. Me gjyqe të sajuara, ata tentuan të na shkatërronin si individë dhe si familje. Babai, mamaja, gjyshja dhe vëllai u bënë viktima të një regjimi që nuk njihte as drejtësi, as mëshirë.”
“Fakt – 2023-2025 e në vazhdim: Sot historia përsëritet. Unë, pasardhësi i një familjeje të vuajtur, po përndiqem nga Vatra, e cila, nën hijen e një mentaliteti enverist dhe bolshevik, po përdor të njëjtat mjete: gjyqe të sajuara, përçarje, dhe shpifje.”
Vatra – Ky kamp internimi modern, që synon të heshtë dhe të përjashtojë zërat e pavarur, është një kujtesë e dhimbshme se lufta për liri dhe drejtësi nuk ka përfunduar. Por historia na ka mësuar një gjë të rëndësishme: asnjë regjim, asnjë organizatë dhe asnjë perandor nuk mund të mposhtë forcën e të vërtetës.
Lufta ime nuk është vetëm për veten time, por për çdo njeri që refuzon të nënshtrohet ndaj tiranisë, qofshin ata të së kaluarës apo të së tashmes.
“Vatra mund të jetë kthyer në një kamp internimi ideologjik, por unë refuzoj të bëhem një viktimë e heshtur e këtij sistemi.” a. m.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.