back to top
29.5 C
Tirana
E premte, 13 Qershor, 2025

Faruk Myrtaj – Inxhinier, gazetar, përkthyes, poet dhe shkrimtar nga Zekerija Idrizi

Gazeta

Zekirja Idrizi
Zekirja Idrizi

Faruk Myrtaj – Inxhinier, gazetar, përkthyes, poet dhe shkrimtar
nga Zekerija Idrizi

Nga libri im 8 vëllimësh shqip-anglisht
“Portrete shkrimtarësh” & “Portraits of writers”,
përkthyese znj. Valentina Muka Korçari, Kuçovë/Toronto

Faruk Myrtaj është lindur më 4 mars 1955, në Selenicë të Vlorës ku edhe përfundoi, më 1974, shkollën e mesme të përgjithshme (gjimnazin). Për shkak të sistemit politik të kohës, iu privua për një kohë të gjatë e drejta për studime të larta. Iu desh të kryente më parë shërbimin e detyrueshëm ushtarak (2 vjet) dhe të punonte (për 5 vjet) punëtor në minierën e bitumit në Selenicë. Studimet e larta i kreu në vitet 1983-1988, prej të cilave u diplomua inxhinier minierë (markshajder), në Universitetin e Tiranës. Si inxhinier punoi një vit në minierën e qymyrgurit në Memaliaj, Tepelenë.
Në nëntor 1989, shkon në Tiranë, si gazetar në “Zëri i Rinisë”. Prej atëherë ka punuar në fushën e gazetarisë, në disa gazeta si “Alternativa”, “Rilindja Demokratike”, “Republika”, “Albania”, nëndrejtor i përgjithshëm në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), zëdhënës shtypi në Ministrinë e Kulturës Rinisë e Sporteve dhe së fundi në Agjencinë e Tregtimit dhe Shpërndarjes së Librit Artistik e Shkencor, Tiranë.
Prej fillim viteve ‘80, ka qenë i pranishëm në shtypin dhe letërsinë shqip me artikuj në të përditshmet dhe me librat e vet.
Libri i tij “Nudo zyrtare” është vlerësuar me Çmimin: “Libri më i mirë me tregime për vitin 1996”, dhënë nga Ministria e Kulturës dhe Sporteve, në vitin 1997.
Ndër të tjera Myrtaj ka punuar edhe si gazetar dhe përkthyes profesionist. Që prej vitit 2003, ai jeton në Kanada me gruan dhe dy fëmijët e vet. Prej vitit 2004, Faruku është anëtar i “The Writers’ Union of Canada” (Shoqata e Shkrimtarëve Kanadezë) dhe i “PEN Canada”.
Që prej botimit të librit të parë në vitin 1985 (“Dielli i nëntokës”, poezi) ka botuar në vazhdimësi poezi, tregime të shkurtra, novela, ese dhe përkthime, përfshirë disa autorë kanadezë. Herë-herë është marrë edhe me kritikë letrare.

Faruk Myrtaj - Për shkak të Heminguejit
Faruk Myrtaj – Për shkak të Heminguejit

Disa nga librat e këtij autori janë:
“Dielli i nëntokës” – poezi (1985, Tiranë, Shqipëri)
“Rroba e fjalëve gjithnjë ngushtë më rri” – poezi, (1991, Tiranë, Shqipëri).
“Njerëz që kam njohur”, – tregime (1987, Tiranë, Shqiperi);
“Marrëveshje për të jetuar”, – tregime, (1989, Tiranë, Shqipëri);
“Nudo Zyrtare” – tregime, (1996, Tiranë, Shqipëri) – Vlerësuar me Çmimin “Libri më i mirë me tregime për vitin 1996”, dhënë nga Ministria e Kulturës dhe Sporteve, në vitin 1997;
“Njerëzit janë tepër” – tregime, (2000, Shkup, Maqedoni);
“Luftëtarët vriten në paqe” – tregime, (2003, Prishtine, Kosovë);
“Hijet e Virgjëreshave” – tregime, (Arbëria, Tiranë, 2006).
“Qyteti i Ministrave” – novela, (1998, Tiranë, Shqipëri).
“Atdhè Tjetër” – roman, (‘Milosao’, Sarandë, 2012).
“Përse druhemi nga nacionalizmi” – ese, (1995, Tiranë, Shqipëri)
“Markezë shqiptarë” (2002, Tiranë, Shqipëri).
“Këpucë për gjyqin e fundit”, tregime
“Për shkak të Heminguejit”, tregime
“Përkthyesi i klasikëve”, tregime
“Ndershmëria vetëm”, tregime
“Dritat e Italisë”, tregime

Ka përkthyer në shqip nga anglishtja:
“Toleranca, pragu i paqes” (“Tolerance, the threshold of peace” Betty Reardon, UNESCO);
“Pushteti i G. G. Markez” (“The power of G. G. Marquez”, Jon Lee Anderson);
“William Sarojan, tregime e novela” (“The best stories of William Saroyan”);
“Stina e mallit” (“No great mischief”, Alistair MacLeod);
“Harpa e barit’ (“The grass harp”, Truman Capote)

Çmime:
“Nudo Zyrtare”, ka fituar Çmimin “Libri më i mirë me tregime për vitin 1996”, dhene nga Ministria e Kultures dhe Sporteve, ne vitin 1997.

Shkrimtari Faruk Myrtaj
Shkrimtari Faruk Myrtaj

Për Faruk Myrtajn
*Fatmir Terziu (19 shkurt 2014) – “Përtej çmimit për shkrimtarin Faruk Myrtaj [lidhje e vdekur]”, Fjala e Lirë,
*Pëllumb Kulla (21 dhjetor 2014) – “Antipushtimi – metafora e bukur e një romani,” Gazeta Tema,
*Aleko Likaj (22 mars 2013) – “Atdheu tjetër, prej fjale!”, Gazeta Tema,
*Aida Dismondy (22 maj 2008) – “Humbja e Individit në Tregimin e Faruk Myrtaj *Turma e Dimrit” – Gazeta Kritika,
*“Faruk Myrtaj, një mjeshtër i prozës së shkurtër shqipe” Shkruan: Aleko Likaj, Bordo, France/, dhjetor 2018, gazetadielli.com
*“Në filozofinë e tregimit të shkurtër të shkrimtarit Faruk Myrtaj”, botuar në fjalaelire.com, e tjerë.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.