back to top
18.5 C
Tirana
E hënë, 11 Maj, 2026

Fanët e Tetovës

Gazeta

Mësuesit e parë shqiptarë në Tetovë - 1941-1944
Mësuesit e parë shqiptarë në Tetovë – 1941-1944
Fanët e Tetovës

Fanët e Tetovës dhe fshatrave të Malësisë së Sharrit janë me prejardhje nga Fani i Mirditës. Koha e saktë e ardhjes së stërgjyshërve të tyre është e panjohur, por, gjykuar sipas gojëdhënave, duhet të jetë në fund të shek. XVIII – fillim të shek. XIX. Shkaqet, duhet të kenë qenë të natyrës ekonomike, sepse ata merreshin me përpunimin dhe shitjen e katranit dhe me blegtori.
Fanët kanë ardhur në kohë të ndryshme në Tetovë e rrethinë si katolikë dhe janë të fundit, që u konvertuan në muslimanë. Fanët janë vendosur në Tetovë dhe në tre fshatra të Malësisë së Sharrit: në Sellcë, Shipkovicë dhe Bozofcë. Në Sellcë e në Shipkovicë ata e quajnë veten Fandë, kurse në Bozofcë Fanci.
Fanët e Tetovës janë shpërngulur me shumicë në Turqi, ku dhe janë janë turqizuar. Përmendet në të gjithë Tetovën mësuesi Nijazi Fanda (1923-1979), anëtar i bandës frymore të qytetit, aktor në dramën “Lulja e kujtimit”, futbollist i KF “Skënderbeu”. Për shkak të veprimtarisë atdhetare u përndoq nga UDB-ja jugosllave dhe u dënua me burg të rëndë në Goli Otok-ut. 
Në Sellcë e Shipkovicë, numri i familjeve të Fanëve ka qenë relativisht i madh. Ata janë dalluar si njerëz bujarë, besnikë e trima, po dhe si kryeneçë, që nuk lëshojnë kollaj rrugë…
Fanët e fshatrave të Sharrit janë dalluar përherë për tolerancë ndaj besimeve fetare. Prandaj Haxhi Shaza nga Sellca, për respekt të vëllezërve katolikë, solli nga Jemeni kambanën e kishës katolike “Shën Nikolla” për fshatrat e Malësisë së Sharrit, që gjendet në dalje të Tetovës. Ajo kambanë është akoma në përdorim.

***
Fisit të Fanëve të Sellcës u takojnë dhe Prof. Dr. Fatmir Sulejmani – Fani (ish dekan i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Tetovës, shkrimtar, publicist e përkthyes letrar); Prof. dr. Bujar Durmishi (lektor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në UT dhe autor i librave të Kimisë); Ilir Sulejmani (inxhinier i njohur i blegtorisë); Mr. Vigan Sulejmani (jurist dhe tekstshkrues i njohur këngësh). Fanët u shquan edhe në konfliktin e vitit 2001, si organizatorë dhe ushtarë të UÇK-së: Qani Hiseni, Nadir Jashari, Xhemsi Jashari, Ali Asani, Ibraim Asani, Taxhedin Asani, Shaban Asani etj.
Në fshatin Shipkovicë, Fanët gjithashtu janë ndër fiset më të mëdha. Sipas të dhënave të Nesim Seferit (profesor dhe doktor i veterinarisë), i pari i këtij fisi që erdhi në fshat nga fundi i shek. XVIII, ishte Kolë Fanda, që jetoi e vdiq si i krishterë. Ai la pas djalin Dhimitër Fandën dhe të shoqen, të cilën fiset e konvertuara në muslimanë e quanin Kolovejc. Dhimitri vdiq në moshë të re dhe meqë nuk kishte prift për ta varrosur me ceremoni fetare katolike, këtë e bëri hoxha i fshatit, me rite fetare islame. Pas varrimit, nëna e tij shkoi të varri dhe u lut si e krishterë, duke thënë: “Biri im, ti vdiqe i krishtetë dhe si Dhimitër, jo si musliman me emrin Demir, me të cilin të pagëzoi hoxha…” Pas vdekjes së Dhimitrit, gjeneratat e tjera të fisit Fanda përdorën mbiemrin Demiri.

Lazim Destani dhe djali i tij Blerimi (aktor i mirënjohur) me origjinë të largët nga Fani
Lazim Destani dhe djali i tij Blerimi
(aktor i mirënjohur) me origjinë të largët nga Fani

***
Ndonëse në numër më të vogël, Fanët jetojnë prej shekujsh edhe ne Bozofcë të Sharrit. Prej tyre më e njohura është familja Destani, bir i së cilës është biznesmeni, humanisti dhe filantropi i mirënjohur në gjithë botën Lazim Destani, i cili emigroi herët në Gjermani. Familja Destani është themeluese e disa bizneseve ndërkombëtare nga fusha e industrisë së shërbimeve, infrastrukturës, energjetikës dhe teknologjisë. Ndër këto kompani u dallua Ecolog International, që, brenda disa vitesh, arriti të shtrihet në 36 shtete të fuqishme të rruzullit tokësor. Ka vite që presidenti i Ecolog-ut – z. Lazim Destani gëzon autoritet të padiskutueshëm në kancelaritë e shteteve të fuqishme të globit. Kjo e ka bërë atë ambasador të shqiptarëve në botë, diplomat meritash të veçanta dhe personalitet të shquar. Për punët e vyeshme (ndërtimin e shkollave, rrugëve, fabrikave…), brenda dhe jashtë botës shqiptare, z. Lazim Destani është nderuar me mirënjohje, çmime, dekorata e tituj të ndryshëm, prej te cilëve vlen të theksohen disa: “Nderi i Kombit” (27 dhjetor 2012), akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë; “Medaljen Presidenciale të Meritave” (21.11.2016) nga Presidenti i Republikës së Kosovës; çmimin “Shqiponja e Artë e Diasporës” (02.03. 2019), “Doctor Honoris Causa”(05.12. 2017); Qytetar Nderi” i Tetovës (03.03.2011). Kongresisti i mirënjohur Eliot Engel ia dorëzoi Flamurin amerikan, që një ditë më parë (Ditën e Pavarësisë së SHBA-së), u valëvit në Capitol Hill (05.07. 2018). Prej shqiptarëve ky respekt, i është bërë vetëm Ismail Kadaresë. Ndër pjestarët e tjerë të familjes Destani: Nazif Destani (themeluesi i kompanisë “ECOLOG”, Selim Destani (biznesmen në Gjermani) dhe Blerim Destani (aktor i mirënjohur me autoritet ndërkombëtar).
Marre nga Credit: Enciklopedia e Mirditës

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.