back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 21 Mars, 2025

Familja Xoxa përtej Ajolës! – nga Gert Brojka

Gazeta

Ajola Xoxa & Kryebashkiaku i Tiranës
Ajola Xoxa & Kryebashkiaku i Tiranës
Familja Xoxa përtej Ajolës!
nga Gert Brojka

Pata mundësinë të flisja me pjestarë të familjes Xoxa!
Njerëz shumë të nderuar, të cilët ndjehen shumë të rënduar nga faktet e dosjes dhe distancohen nga sjellja e saj.
Mbi të gjitha, shprehin habinë e tyre se si zonja në fjalë, pa dijeninë e pjesës tjetër të familjes, e cila, si shumë shqiptar, nuk ka arritur të rimarri asnjë pronë. Paskesh arritur të zotëronte pronat e gjyshit dhe stërgjyshit, ku pjestarët e tjerë kurrë nuk i morën.
Siç me shpjeguan, familja Xoxa, nuk ka qenë kurrë pro regjimit, duke qenë pronar të mëdhenj në zonën e Myzeqesë, por kishin bindje socialiste.
Madhështia e të parëve tonë – me shpjegoj – ishte në thjeshtësinë e tyre.
Këto lajme që lexuam, na kanë tronditur – u shprehën me zhgënjim – dhe Ajola, si vajzë e vetme, brumosur në një klimë letrare, ka pësuar këtë metamorfozë.
Gjithashtu ishin të interesuar të dinin ku ishin këto prona dhe se, nëqoftëse është e vërtetë deklarata, 50% i përkasin degës së vëllait të Jakovit!
E quaj të nevojshme këtë shpjegim për të treguar, përtej skandalit, se ndershmëria është një virtyt që mbartet në çdo person.

Marrë nga Muri i FB, Gert Brojka, 19 shkurt 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.