back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Familja dhe Klani Kokëfortë Kadare vendos Francën kundër Shqipërisë… nga Artur Shkurti,

Gazeta

Artur Shkurti i Shkruan Ambasadës Franceze, për nderimin e Kadaresë
Artur Shkurti i Shkruan Ambasadës Franceze, për nderimin e Kadaresë
Familja dhe Klani Kokëfortë Kadare vendos Francën kundër Shqipërisë
duke ushtruar presion publik ndaj zbulimit të konspiracionit të Ismail Kadaresë
kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe Poetit Kombëtar Naim Frashëri

Mesazh për Ambasadën e Francës në Shqipëri,
dhe opinonin publik shqiptar
nga Artur Shkurti,
drejtor i shkollës “Udha e shkronjave”,
Tiranë, më 11 tetor 2025

Ekselencë, znj. ambasadore Catherine Suard,
Përmes medias, por edhe kontrollit të vendimeve të Këshillit Bashkiak të Parisit mësojmë se me nismën e lëvizjes demokratike dhe grupit të pavarur është miratuar nga komuna e Parisit që të vendoset një pllakatë në nderim të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare.
Duam të ndajmë me ju, opinionin tonë, që kjo lëvizje është e ndikuar nga Familja dhe Klani politik Kadare, në mënyrë që t’i vendosë opinionin francez para faktit të kryer, para se ata të jenë të vetëdijshëm për zbulimet tona të konspiracionit të Ismail Kadaresë ndaj Rilindjes Kombëtare Shqiptare në përgjithësi dhe veçanërisht ndaj Poetit Kombëtar Naim Frashëri që në veprën e vet “Kështjella” (1970, fq. 64) e ka quajtur “Flutur të Qiririt të Islamit” duke perifrazuar poemën e tij të famshme “Fjalët e qiririt”, ndërsa në veprën e vet për Migjenin e ka quajtur “nëpunës perandorak dhe censor”. Ndërkohë për Pashko Vasën ka shkruar “guvernator tiran” (pa ia përmendur emrin). Për Gjergj Fishtën “reaksionar” e kështu me radhë.
Publiku shqiptar e ka patur të vështirë të përballojë skemën e luftës propagandistike të Ismail Kadaresë, sepse nga një anë ai fshihej, nga një anë investohej masivisht nga Partia e Punës e Shqipërisë, dhe nga një anë tjetër ai botohej në Francë. Kjo na bëjmë të besojmë që Franca përmes Kadaresë, po i bënte dhe vazhdon t’i bëjë “levë” Shqipërisë dhe vendimi i fundit i Komunës së Parisit e provon këtë.
Po jua shpjegojmë.
Në dhjetor 2024, filluam të botonim një seri artikujsh për të sqaruar lexuesit shqiptar rreth konspiracionit të Kadaresë ndaj Naim Frashërit, në veprën e vet “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”. Për 9 muaj kemi botuar mbi 70 artikuj, intervista, podkaste.
Veprimi i parë që ndërmorëm ishte njoftimi i familjes së Kadaresë (Helena Kadare), përmes botuesit Bujar Hudhri, (Onufri) dhe botuesit francez “Fayard”. Këtë e bëmë që ata të bënin oponencën e duhur ndaj gjetjeve tona. Në fakt, nuk patëm asnjë përgjigje. Oponenca e tyre ishte “punë nën rrogoz” dhe mbulimit me heshtje, me shpresën që kjo “shpërfillje” do të funksiononte.
Për 9 muaj, nga dhjetori 2024, deri në gusht 2025 botuam mbi 70 artikuj. Gjatë kësaj kohe, mësojmë që familja dhe klani Kadare paska vënë në punë ndikimin në Francë, që këshilli bashkiak i Parisit të investojë në figurën e Kadaresë, duke vendosur një pllakatë.
Jemi të bindur që ata që kanë votuar nuk dinë asgjë për faktin që Ismail Kadare përfaqëson tashmë një moral të ulët kombëtar dhe njerëzor njëkohësisht dhe këtë e provon edhe romani i tij që mbahet për kryevepër.
Pas vitit 1990, Kadareja me synimin për të fshehur e për t’u mbrojtur nga aftësinë e publikut për të zbuluar të vërtetën tronditëse të këtij romani, i ndërroi titullin romanit dhe ndërroi emrin e personazhit kryesor (Naim Frashërit) nga Ebu Qerim në Mark Alem, ndërkohë me klanin e vet të studiuesve përhapi versionin fals se ky roman përfaqësonte një “disidencë ndaj regjimit komunist”. Në fakt, disidenca e vërtetë ishte ndaj Opinionit Publik Shqiptar që Rilindjen Kombëtare Shqiptare e quan të shenjtë dhe kombformuese. A do t’i bashkohet Franca kësaj “disidence” ndaj shqiptarëve?
Investimi i Komunës së Parisit në këtë kontekst, nuk duhet parë si dashuri e vlerësim për kulturën shqiptare, por si një sulm kokëfortë i familjes dhe i klanit politik Kadare ndaj Rilindjes Kombëtare Shqiptare, veçanërisht ndaj Poetit Kombëtar Naim Frashëri dhe poetit Gjergj Fishta dhe Pashko Vasës, sulmin ndaj të cilëve e ka të shprehur e të provuar plotësisht. Heshtja e kritikës e provon qartë.
Nëse Franca bën të vetën këtë kokëfortësi e ligësi të Ismail Kadaresë dhe klanit të tij, atëherë ajo do të jetë e pozicionuar kulturalisht kundër vetë kombit shqiptar, që sheh tek Rilindja Kombëtare, frymëzimin e vazhduar për edukimin e brezit të ri.
Është detyra juaj të bindni Opinionin Publik Shqiptar që me Ismail Kadarenë nuk jeni duke dhënë mesazh kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ju kujtojmë që koncepti “rilindje” e ka bazën në “diabolizmin” e Kadaresë që ka mësuar “klanin e tij politik” se si të luftojë në propagandë në mënyrë diabolike, duke i hequr fjalën “kombëtare” togfjalëshit që njihet nga Historiografia Shqiptare, në mënyrë që të japë mesazhin ideologjik të harresës, tjetërsimit, zëvendësimit, sulmit ndaj Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe vetë rilindasve të shek.19.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.