back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Familja dhe fisi i Profesor Hazir Shalës nga Fehmi Dibrani

Gazeta

Hazir Shala i ri, midis prindve
Hazir Shala i ri, midis prindve

Familja dhe fisi i Profesor Hazir Shalës

nga Fehmi Dibrani

Kryetari i Lëvizjes Kombtare Shqiptare, Prof. Hazir Shala, në vitin 1959 i sapodiplomuar dhe i përqafuar me prindët e tij, Shehide dhe Rexhep Shala, atdhetarë dhe arsimdashës të mëdhenj, por njëkohësisht edhe luftëtarë të denjë të cilët e përjetuan dhe qëndruan trimërisht në betejën gjakatare, e cila u zhvillua në mes familjes së Hoxhë Breznicës nga njera anë, dhe kolonëve dhe çetnikëve serbo-malazezë nga ana tjetër!?
Në kët betejë të 7 shtatorit të vitit 1931, që në popull njihet si Lufta e Breznicës ranë heroikisht Ademi, Abdullahu dhe një foshnje në djep, ndërsa patriotët dhe trimat tanë atdhetarë Idrizi, Zejnullahu dhe mësuesi i ri Beqir Krasniqi, meqë nuk e dinin ku e kishte fshehur Babai pushkën, me sëpata në dorë ua hoqën kokat Spases, Mihajllos dhe Nikollës, ndërsa dhjetë vjet më vonë pikërisht në vitin 1941, patrioti ynë sypatrembur, Zejnullahu u doli përpara kolonëve gjakatarë dhe me pushkë në dorë vrau edhe Millovanin, Andrenë, Gjuren dhe Radovanin!?
E vlen për të treguar se në betejën e 7 shtatorit të vitit 1931, atdhetari dhe trimi ynë i njohur Idrizi, në dyluftim me kriminelin Spasoje Bullatoviq, u plagos rëndë me plumb në gojë, mirëpo si Shqiponjë mali, me sopatë ia hoqi kokën kriminelit Spasoje, ndërsa është e pabesueshme, por shumë e vërtetë se Idrizi ka jetuar me plumb në qafë pa e nxjerrur kurrë plot 41 vjet, deri sa ka vdekur në vitin 1972!

Prof. Hazir Shala
Prof. Hazir Shala

Nëna e Prof. Hazir Shalës, ishte motra e patriotëve Idriz, Zejnullah, Beqir dhe vllezërve të tjerë, ndërsa babai, Rexhepi ishte një burrë sypatrembur, i cili ishte i vetmi në at kohë që kishte guxuar për t’i mbajtur dhe strehuar këta trima që lanë kokat e tyre në mbrojtje të tokave të lashta Pellazgo-Iliro-Shqiptare!
Prof. Hazir Shala, ishte nip i këtyre atdhetarëve të shquar dhe ishte thellësisht i frymëzuar edhe nga daja i tij: Beqir, i cili që atëhere në vitin 1941, ishte mësues dhe patriot i rrallë, duke pasur guximin dhe krenarinë, për ta pagëzuar shkollën e vendlindjes me emrin e rilindasit të madh – bilbilit të gjuhës shqipe Naim Frashëri… dhe për këtë ai u burgos dhe u keqtrajtua rëndë nga regjimi gjakatar serb!
Janë këta pak rreshta të cilët i kam shkruar për hir të brezave të rinj, për të ditur, kujtuar dhe për të mos harruar, veprimtaritë atdhetare të prindërve, gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë nëpër shekuj, të cilët e kanë shkruar dhe mbrojtur me gjak Historinë tonë të lavdishme dhe shumë krenare!
Lavdi e përjetshme!!!

Prof. Haziri midis të birit Flamurit, e Nusret Pllanës (korrik 2014)
Prof. Hazir Shala midis të birit Flamurit e Nusret Pllanës (korrik 2014)

Pak nga Jeta e Profesor Hazir Shalës dhe të birit Naimit

nga Fehmi Dibrani

Prof. Hazir R. Shala, Kryetari i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, i cili për më shumë se
 gjysmë shekulli punoi dhe luftoi ditë e natë me pendë, po edhe qëndroi vertikalisht
 si Flamur, gjithmonë guximtar, krenar dhe i pamposhtur për të bërë ribashkimin e gjithë tokave të lashta Pellazgo-Iliro-Shqiptare, në një Shqipëri natyrale e të bashkuar! Jugosllavia dhe Serbia gjakatare e burgosi Profesorin e ri, para 
më shumë se gjysëm shekulli, në vitin 1964, mirëpo Prof. Haziri qëndroi burrërisht e shqiptarisht në të gjitha kazamatet serbe, edhe atëhere kur gjakatarët e egër serb
ë ia burgosën edhe të birin Naimin, i cili sapo kishte mbaruar fakultetin!? Profesorin atdhetar e
 mendjendritur Hazir Shalën, udba-shët dhe gjakatarët serbë e dënuan me 13,5 vjet burg 
të rendë, ndërsa të birin Naimin, me 10 vjet! E vlen ta përmendim, se ashtu si Haziri, Profesori
 mendjendritur, edhe i biri Naimi qëndruan në burg trimërisht, duke i
 habitur edhe policët dhe shovinistët serbë me guximin dhe qëndresën e tyre të paparë, 
duke mos pranuar nga organët e dhunës kurrën e kurrës, për të komunikuar me familjen
 në gjuhën serbe, por vetëm në gjuhën shqipe. Këtë që po e them, më së miri e dijnë të 
burgosurit e tjerë politikë shqiptarë, prandaj Prof. Haziri dhe krejt familja ishin të njohur
 si familje Qëndrese, duke u bërë kryevepra lapidare, të cilat gjithmonë dhe në çdo rast
 ishin thellësisht në shërbim të Adheut.
Profesori mendjendritur Hazir Shala, vdiq vetëm fizikisht, ndërsa ai jeton dhe do të jetojë përjetësisht në mendjet dhe zemrat e kombit 
liridashës Shqiptar! Ai ka qenë dhe mbetet Kryevepër e jona Kombtare! I përjetshëm kujtimi për profesorin, patriotin dhe atdhetarin e madh në gjithë trojet tona  Shqiptare!
Lavdi e përjetshme Prof. Hazir Shalës!
(marrë nga muri i fb i Fehmi Dibranit)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.