
Facies Hippocratica
nga Ilir Allkja
(Profili psikopatologjik i një pushteti)
Janë disa simptoma që Kryeministri i Shqipërisë i shfaq hapur në hapësirën publike, të cilat shumica e qytetarëve i vërejnë çdo ditë, por pak kush ia vendos emrin e vërtetë diagnozës:
-Deliri i madhështisë: Një besim i palëkundur te vetvetja dhe te aftësitë e tij mbinjerëzore, i shoqëruar me bindjen se vetëm ai mund të kryejë “vepra të jashtëzakonshme” për vendin (të futë Shqipërinë në Evropë etj).
-Shkëputja nga realiteti (Halucinacionet politike): Besimi i patundur se e ka transformuar rrënjësisht Shqipërinë — se ka zhdukur varfërinë, se siguruar ujë e drita 24 orë dhe se ka zbatuar shërbime falas për qytetarët (arsim, shëndetësi etj). Kjo përmasë plotësohet nga paranoia e perceptimit të armiqve imagjinarë kudo: nga Irani e Greqia, te Maqedonia e Veriut, Kosova, SHBA-ja etj.
-Ligjërimi dhe mendimi i çorganizuar: Kalime të papritura nga një temë në tjetrën pa asnjë lidhje logjike, imitimi i kafshëve apo personazheve të showbizit edhe në takime zyrtare, si dhe përdorimi i fjalëve të shpikura pa kurrfarë kuptimi (neologjizma obsesive).
-Sjellja e papërshtatshme dhe katatonia: Reagime që bien ndesh me etikën e postit zyrtar – bullizim, të qeshura pa shkak, kërkim obsesiv i vëmendjes, ulërima në situata plotësisht të qeta ose lëvizje të përsëritura fizike. Në krahun tjetër, shfaqen episode ngrirjeje katatonike (qëndrim tërësisht i palëvizshëm dhe pa reagim) kur përballet me pyetje direkte nga gazetarët.
-Rrafshimi emocional: Mungesë e theksuar e empatisë dhe e shprehjes normale të emocioneve, që manifestohet me fytyrë të ngrirë, zë monoton dhe shmangie të kontaktit pamor.
-Deficitet e kujtesës dhe përqendrimit: Vështirësi për të përpunuar informacionin e çastit dhe vetëdije e reduktuar mbi deklaratat e tij të mëparshme për të njëjtën çështje.
Këto shenja nuk janë thjesht veçori të stilit individual, por tregues të një gjendjeje që kërkon analizë të thelluar dhe trajtim. Shumë i shohin këto sjellje çdo ditë, por pak e kuptojnë natyrën e vërtetë të kësaj shfaqjeje.
P.S: Ftohen adhuruesit e tij ta shpëtojnë Ramën si njeri, se si kryeministër nuk ka funksionuar kurrë!
Marrë nga Muri i FB Ilir Allkja, 7 gusht 2026