
Evolucion (ose vrasje Liridonash)
poezi nga Shqipe Bytyqi

Çka ështė femicidi?
Femicid është vrasja e grave për shkak të gjinisë së tyre ose për shkak të ideve të caktuara të feminitetit. A nuk ështė ide e caktuar e femitetit kur gruas i presupozohet çdoherë faji, kur ankesat e saja, kallzimet penale jo vetėm qė nuk mirren seriozisht por edhe i sygjerohet që ajo ta ulë kokėn dhe ta hesht rastin. A nuk është shtyerje drejt femicidit kur shoqëria e merr tė mirëqenë, gadi-gadi obligative sakrificën e saj, ashtu si edhe dhunėn psikofizike dhe financiare që ushtrohet ndaj saj. Prandaj, nė vend që protestat e tilla tė mbështeten, të krijohen dhe vihen nė jetë masa efikase parandaluese, si sensibilizimi i shoqerisë në të gjitha sferat duke filluar nga sistemi parashkollor, tė tillët krijojnė një ambient toksik dhe të pasigurtë, jo vetėm për gruan.
Poezi nga Shqipe Bytyqi
Vetëbesimi saj
trondit eshtrat arkaik
tërmet gjashtë ballësh
miliarda neurone n’lëvizje
nxitojnë zigzakeve të shtratit t‘langt
sa nuk shpërthejne membranat trunore
dosje të hapura
llogari algoritmike
hipotallamusi trazohet
tundim i kromozomit y
muret e shtëpisë kanë veshë për burrin
për duar gruaje, për hire gruaje
s’ka vend për nivel sysh

Ky tërmet gjashtë ballësh po me çmend
si përsëritje e një manjetofoni defekt
kurrë në nivel sysh jo…
kurrë në nivel sysh jo…
Shoh, kromozomin y
këtë kameleon gjenetik
si rrugës evolucionit relikte mblodhi
edhe atë aktin e pështirë
t’shënjimit urinor të territorit
e evolucioni përmbrenda zien
mashtrohet kafsha alfa
dhe vullneti tij i dominimit,
evolucionit si bën dot ballë
N’horizont përshfaqen
ëndrra që drojnë t’linden
ndjenja që ndrydhen e shtrydhen
vrasje shpresash
dhe turma primatësh
që mallkojnë t’bukurën
Por ti beso,
e tha, Athena,
lindur nga koka e t’jatit
atyre betejave kromozomesh
luftave, nivelesh sysh
veç unë bëj zap Aresin!
Evolucioni përmbrenda zien
Cili është haraçi tij
sa koka grash
sa bonjakëri fëmijësh
sa varreza shpresash
Evolucioni zien…
Marrë nga Muri i FB Shqipe Bytyqi, 3 dhjetor 2023