back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 8 Tetor, 2024

Ettore Ponzi: Piktori që i ktheu kapaket e kutive të municionit në telajo kuadrosh… Major Faik Skopeci

Gazeta

Autoportret Ettore Ponzi (1908-1992)
Autoportret Ettore Ponzi (1908-1992)

Ettore Ponzi:

Piktori që i ktheu kapaket e kutive të municionit

në telajo kuadrosh… – Major Faik Skopeci

Peisazhi shqiptar mbetet një burim frymëzimi për piktorë dhe fotografë dhe objekt studimi e vëzhgimi jo vetëm për autorët shqiptarë, por edhe ata të huaj.
Temat me subjekt nga Shqipëria, pamjet, kostumet, luftëtarët, betejat, aspektet e jetës së përditshme, etj, ishin trajtuar edhe më parë nga piktorë dhe artistë të huaj. Piktori francez Eugene Delacroix, romantikët e tjerë si Ary Scheffer, Léon Gerome dhe Alexandre Dechamps kanë përjetësuar imazhet e jetës shqiptare të shekullit të 19-të.
Një nga portretet më të bukura të piktorit Camille Corot titullohet “Shqiptarët”. Nga Gentile Bellini, Albrecht Dürer, Carlo Crivelli dhe Paulo Veroneze kemi vizatime dhe imazhe nga rezistenca e periudhës së Skënderbeut dhe më pas nga studentët e Rembrandtit, J. Vliet dhe F. Bol, për të cilin është shkruar se kanë bërë punime në stilin e vetë mjeshtrit të madh.
Temën shqiptare e kanë trajtuar Bonigton, Richard Nicolas Poussin edhe mjeshtra të tjerë. Punimet artistike me tema shqiptare, përveç piktorëve, kanë bërë edhe personazhe të njohur të letërsisë dhe botës së artit. Po gjithnji në krye mbetet poeti Lord Bajron, i cili është “pagëzuar”  si zbuluesi i “çeshtjes shqiptare.” Shumë mjeshtra të pikturës, për të treguar vlerësimin e tyre për vendin tonë, kanë paraqitur vepra arti duke veshur edhe kostume kombëtare.

Ettore Ponzi - Rrugicë në Korçë
Ettore Ponzi – Rrugicë në Korçë

Midis artistëve që kanë trajtuar peizazhet Shqiptare mund të përfshihet edhe piktori italian Ettore Ponzi, një artist pothuaj i panjohur për publikun e gjerë të vendit tonë. Gjatë pushtimit fashist të Shqipërisë, Ettore Ponzi ishte ushtar në Korçë, ku gjen mundësinë për të vazhduar pasionin e tij për pikturë. Ka disa peizazhe mjaft interesante të qytetit të Korçës, Moravës, Dishnicës, Ohrit që të kujtojnë ngjyrat e ngrohta të piktorit Vangjush Mio.
Peisazhi “Forum Home”, pikturuar në vitin 1941, tregon një shtëpi tipike në rrugët e Korçës, ku ai tërheq vëmendjen me një grua që pastron rrugën jashtë shtëpisë, pikturë në kanavacë me penelata të shpejta dhe të sigurta. Ajo është realizuar me bojra vaji në karton, me përmasa 23 x 30 cm.
“Dëbora në rrugët e Korçës”, vaj mbi karton me përmasa 31 x 23 cm, pikturuar në vitin 1942.
“Kisha Dishnicës”, vaj në përmasa 30 x 27 cm, pikturuar në vitin 1941.
“Kisha e Korçës”, vaj mbi karton me përmasa 56 x 45 shkallë, pikturuar në vitin 1942,

Ettore Ponzi - Korça në Dimër
Ettore Ponzi – Korça në Dimër

Dy peizazhe me titull “Mali Moravës”, me dimensione 15 x 32 cm, pikturuar në vitin 1942 dhe të tjetra në përmasa 20 x 40 cm.
Edhe për zonën e liqenit të Ohrit janë dy pjesë interesante: “Liqeni i Ohrit”, ku në anën e majtë shfaqet një kasolle edhe kjo punë në përmasa 23 x 29 është shpejt me shpatull mbi karton.
Pavarësisht vështirësive morale, materiale dhe logjistike ai nuk e braktisi asnjiherë pikturën. Gjatë periudhave të armëpushimit ai i transformoi në kuadro kapakët e drurit të arkave të municionit… Kishat ortodokse, xhamitë, shtëpitë e të varfërve, manastiret, peisazhet malore janë subjekt i këtyre pikturave të vogla dhe një dekoracion i madh si afresk në sallën e Klubit të oficerëve në Korçë.

Ettore Ponzi - Mali Moravës 1942Ettore Ponzi - Mali Moravës 1942
Ettore Ponzi – Mali Moravës 1942

Kapitullimi i Italisë e gjen Ettore Ponzin në zonën e Beratit, si përgjegjës për kontrollin e territorit. Njësia ku ai shërbente u vu në ballafaqim lufte të drejtpërdrejtë me Brigadës SS të Brandenburgut. Mbas një beteje të ashpër, ata s’mundën t’i bëjnë ballë sulmit gjerman dhe njësia u shpërbë. Mbas kësaj, Ponzi dhe batalioni i shpërbërë, u endën maleve dhe së fundi u mblodhën në zonën e Elbasanit. Lëvizja nga një vend në tjetrin, kushtet e vështira të motit dhe sidomos mungesa e ushqimeve bazë, ua bënë mjaft të vështirë jetën. Italianët ishin të detyruar të ecin në male, ditën dhe natën, duke ndaluar për të fjetur në të ftohtë e duke përdorur shkurret si shtretër. Mbas shumë peripecish dhe vështërsish, më 31 dhjetor 1343, artisti u arrestua nga gjermanët, dhe pas disa muajsh u nis për në Beograd ku ai mbërrin me shëndet mjaft të rënduar në mes të burgosurve të mbledhur në Semlin.

Ettore Ponzi - Korça
Ettore Ponzi – Korça

“Ringjallja” e Ettore Ponzit
Ai u kurua në një spital lokal, në kushtet e një lodhjeje ekstreme. Një zyrtar i lartë, po edhe mjek italian, kish parashikuar se Ponzi kishte vetëm pak orë jetë. Në të vërtetë, ai u raportua i vdekur nga disa infermiere Ponzin së bashku me trupat e dy oficerëve të tjerë i vendosën në një bodrum, por qe një mjek gjerman që vuri re disa lëvizje të vogla të organeve të brendshme të piktorit, duke e kthyer atë përsëri në jetë.
Në mars të vitit 1944, ai u imbarkua në bordin e një anije spital dhe u nis drejt Vjenës, përgjat Danubit, duke u transferuar më pas në kampin e përqendrimit në ëietzendorf. Këtu Ponzi njohu Giovannino Guareschin dhe Arnaldo Spagnolin, me të cilët jep botën e gjallë përmes pikturave në aquarel dhe fletë në përmasa të vogla. Rreth 40 vizatimet në aquarel dokumentojnë realitetin e tyre të përditshëm në kamp.
Mungesa e ngjyrave dhe penelave e bëjnë pesimist piktorin që dëshironte të punonte. Po janë të burgosurit të tjerë francezë, të cilët i ofrojnë letër dhe lapsa, duke e inkurajuar që ta vazhdojë pikturën.
Në shtator të 1944, ai ishte në gjendje të rifillonte nga e para. Data 8 është shënuar në ditarin e tij si ditë që nisi të pikturojë përsëri mbas aq shumë kohësh. Puna e parë e tij qe ajo e nënës, e pikturuar me aquarel. Pas kësaj ai ka punuar me këmbëngulje vizatime me laps dhe akuarel që janë një pasqyrë të qartë të jetës në burg.

Ettore Ponzi - Liqeni i Ohrit
Ettore Ponzi – Liqeni i Ohrit

Kthimi në shtëpi
Mbasi kthehet në Itali, në fund të gushtit të vitit 1945, ai nis menjëherë aktivitetin artistik. Ponzi është i trishtuar, sepse e ka gjetur shtëpinë e tij në Bicester, të shkatërruar nga bombardimet ajrore. Gjen strehim bashkë me familjen e tij në një ndërtesë rrënojë me pamje nga katedrales. Midis 1945 dhe 1952, pikturat e tij pasqyrojnë peizazhin e mureve dhe rrënojat shkaktuar nga bombardimet. Këto vepra  tani kanë një vlerë e rëndësishme dokumentare.
Në vitet e mëvonshme ai iu përkushtua pikturës së peisazhit dhe eksperimentimit. Ponzi jep mësim në shkollë të mesme në Piacenza, Fiorenzuola, Salsomaggiore dhe Fidenza. Ettore Ponzi e vazhdoi aktivitetin e tij artistik deri në një vit para vdekjes së tij më 31 janar 1992, dhe u varros në Fidenza.
Me 27 janar 2010, në një ceremoni të organizuar nga kryetari i Parmës janë dhënë 26 medalje nderi për qytetarët e Parmës të dëbuar dhe internuar në kampet naziste të përqendrimit, duke përfshirë edhe trembëdhjetë që u përkujtuan. Një nga këto medalje qe për Ettore Ponzin, si shprehje nderimi dhe mirënjohjeje që shteti italian tregon për sakrificat e qytetarëve se pavarësisht nga kërcënimet ata nuk pranuan të përkulem dhe të bëhet punonjës të kampet e përqendrimit gjerman.

Ettore Ponzi - Fusha e Korçës dimër
Ettore Ponzi – Fusha e Korçës dimër

Kohë Studimi
Mbasi kisha parë veprat e Ponzit, më ngacmoi ideja të dija më shumë rreth tij. Ndoshta fakti që kisha të bëja me një ushtar dhe një artist në të njëjtën kohë, më bëri më të ndjehen dhe më të lidhur me këtë personazh, pasi edhe unë pikturoja prej disa vitesh. Unë e kuptoj shumë mirë se frymëzimi dhe dëshira për ta përjetsuar kohën përmes penelit është më e fortë se lufta. Krijimi është diçka që shkon përtej rregullave të vullnetit. Ai vjen falë frymëzimit. Këtë të fundit, deri më sot, askush s’e ka “disiplinuar”, sepse frymëzimi e zgjedh vetë çastin e duhur. Kjo kishte ndodhur edhe me Ettore Ponzin. Duke parë se veprat e tij që kanë pasur në qendër peizazhin shqiptar, sot, pas kaq shumë vitesh, ndjej dëshirën për të ditur më shumë rreth tij, për vendet që pikturuar dhe lidhjen që ka pasur ai me to.
Në dritën e këtyre pyetjeve, dhe në respekt të artit dhe artistit, pavarësisht kohës në të cilat qenë zhvilluar dhe rrethanave, kam kërkuar të vendos lidhje, edhe me ndonjë nga të afërmit e Ettores. Doja të dija më shumë dhe shpresoja se ju kishte lënë diçka më tepër për vendin tim.
Isha në përpjekje për ta kapërcyer kohën për të parë se ç’mendime kishte ai në kohën e krijimit të këtyre punëve. Unë munda të gjej një adresë e-mail nga djali i Ettore Ponzit dhe krijova kontakte me të. Sigurisht, ai tregoi gëzim dhe e mirëpriti interesimin tim për veprat e të atit.
Kjo ishte një surprizë edhe për të, për të dëgjuar një zë nga Shqipëria që donte të dinte për veprat e atit të tij. Ndër të tjera ai më shkruan: “Faik, unë jam i lumtur që marr vesh se ju jeni të interesuar për veprat e babait tim përgjat periudhës së luftës. Babai im ka ruajtur gjithmonë kujtime pozitive për vendin, zakonet dhe popullin tuaj… Sigurisht ai ka kaluar një kohë të vështirë, sidomos në fund të vitit 1943, por kush nuk ka kaluar kohë të vështirë në Shqipërinë e asaj kohe…?”
Gjatë komunikimit me djalin e Ettores, ai më kërkoi shpjegime për disa nga emrat e vendeve në Shqipëri, të cilat paraqiten në punët e babait të tij, për shembull, cili mund të jetë Zdrajshi (fshat Çermenikë në zonë). Një tjetër punë që për të s’ishte fort e qartë se ku ishtë realizuar, është një vepër që pasqyron ish-shtëpinë e oficerëve italianë në Korçë, një monedhë, etj…
Në një farë mënyre unë i kam përmbledhur disa blloqe shumë të vogla për të kuptuar thelbin e veprave të tij. Vlen të përmendet fakti që arti është më i fortë se shkatërrimi, se lufta dhe se vdekja… Ai ka fuqi t’i bëjë njerëzit të mendojnë, për t’i kapërcyer kohët e ngrira. Ai ka fuqinë për të krijuar dhe rikrijuar, ka forcën humane. Kjo shihet qartë edhe në veprat e Ettore Ponzit: ku përmasat njerëzore tejkalojnë marrëzitë e kohës.
Përktheu në italisht: Irena Qordja
Ripërkthimi në shqip: Jozef Radi

Ettore Ponzi - Xhamia e Dishnicës
Ettore Ponzi – Xhamia e Dishnicës

Shënim:
Ky shkrim erdhi si rezultat i një kërkimi mbi jetën e piktorit italian Ettore Ponzi… dhe veprat që ai kishte realizuar gjatë qëndrimit si ushtarak në Shqipëri prej vitit 1941-1943… Ky shkrimi ishte në italisht dhe unë e gjykova si me interes dhe e përktheva… Më pas e vura re se ai qe botuar vite më parë te revista “Mbrojtja” organ i MMSH… ku shkrimi ishte i pamundur për t’u shkëputur… Kështu që e ndjeva si lodhje e shkuar dëm. Megjithatë po e paraqes veprën e piktorit Ponzi, nën punën mjaft pozitivi të Majorit Faik Skopeci, i cili e kishte përkthyer edhe italisht. Pikturat e këtij shënimi janë ato të realizuar në zonën e Korçës e përreth… Në të arthmen do të paraqesim edhe disa piktura të tjera që Ponzi ka bërë në zonën e Beratit, së bashku me shënimet përkatëse…
Jozef Radi

Related Images:

More articles

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.