back to top
31.5 C
Tirana
E diel, 13 Korrik, 2025

Etimologji e dyshimtë, pa asnjë argument… – nga Mehmet Elezi

Gazeta

Mehmet Elezi
Mehmet Elezi
Etimologji e dyshimtë, pa asnjë argument…
nga Mehmet Elezi

Koliqi kujton:
“…shkova buzë mbramjeje në mësimin e shqipes që profesor Jokli ep kryejave n’Universitetin e Vjenës. Qemë tetë vetë ndëgjuesa, ndër të cilët vetëm tre shqiptarë. Shpjegonte ethymologjín e fjalës shqipe “katund”. E kishte nisë at shpjegim në mësimin ma përpara: at mbramje foli dy orë gjithnji rreth asaj fjale dhe mbet mbarimi për herën e ardhëshme. Të gjitha mundësít e rrjedhjes s’asaj fjale aty u shoshitën me nji hollsí e me nji gjanësí erudicjoni me të lanë shtang prej çudije…”

Një mendje vezulluese si Norbert Jokli i ka kushtuar tri ligjërata universitare të njëpasnjëshme – një ligjëratë të ndarë në tri seanca – etimologjisë së një fjale në dukje pa ndonjë peshë të veçantë në gjuhë, si ‘katund’. Atëherë ç’mund të thuhet për prejardhjen e një emri etnonim, si ‘gegë’, që përmbledh dy të tretat e shqiptarëve, dhe për të cilin ende nuk gjejmë një shtjellim shkencërisht bindës? Për më tepër, në zbrazëtinë etimologjike për këtë fjalë është lëshuar në rrjedhje të lirë një etimologji fort e dyshimtë e V. Orelit, pa sjellë asnjë argument. Ngjan më shumë si hamendësim i dikujt, që ka kërcyer jashtë hullisë së shkencës, duke mbajtur veshjen e saj.
Me këto shënime, po shprushim dhe nuk mëtojmë me thanë një të vërtetë përfundimtare. Më e pakta, që mund të bëjmë, është trazimi i një uji të ndenjur dhe ndezja e një drite në një semafor të harruar.

(nga libri “Karakteri shqiptar dhe etimologjia e emrit ‘gegë’”)

Marrë nga Muri i FB Mehmet Elezi, 3 korrik 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.