
Është puna jonë…
nga Ambrozia Meta
Kur shefja e SHISH-it ka një lidhje romantike dhe intime me një pjesëtar të një grupi kriminal, fik radarët për të, shpërndan sekrete shtetërore te bandat dhe përgjon gratë e prokurorëve të dosjes, ky është cënim i sigurisë kombëtare dhe rënie e shtetit. Është puna jonë.
Kur gruaja e një kryebashkiaku blen të brendshme që kushtojnë sa paga minimale në Shqipëri, me fondet që i shoqi i jep shoqatës së saj artistike, ky është abuzim me taksat e qytetarëve dhe korrupsion. Është puna jonë.
Kur një ish-zëvendëskryeministre përdor një mik të vjetër për të fshehur vila luksoze, kjo është fshehje pasurie e krijuar nga abuzimi me pushtetin dhe me taksat tona. Edhe kjo është puna jonë.
Por kur një këngëtare, apo disa këngëtare, shkojnë me një koleg të tyre, kjo është puna e tyre. Nuk cenon sigurinë tonë kombëtare dhe nuk prek xhepat tanë.
E vetmja gjë që duhet të na shqetësojë janë këta maniakë që filmojnë jetën intime të të tjerëve dhe një mentalitet që ende e quan burrin “njësh” kur e bën atë punë, ndërsa gruan “të degjeneruar” kur bën pikërisht të njëjtën gjë.
Kështu që lërini njerëzit rehat në punët e tyre dhe mos bëni si të skandalizuar.
Kujtoni n që thoshte: Është bredharak mjerimi dhe endet nga shtëpia në shtëpi.
Marrë nga Muri i FB, Ambrozia Metà, 2 tetor 2026