back to top
13.8 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025

Era e fitores së madhe – nga Ilir Levonja

Gazeta

Ilir Levonja
Ilir Levonja
Era e fitores së madhe
nga Ilir Levonja

Ka për të qënë një fitore e madhe. Nuk ka më, nuk duron kush më. Ka vdekur gjithçka. Nuk mund të bësh më demokraci, nuk mund të bësh më fushatë me ministra, që marrin 12 paga në shtet. Nuk mund të bësh më demokraci me ministre që paguajnë mamanë e një ministri tjetër, pronare lavazhi, për të larë makinën me 10 mijë euro në muaj.
Ka për të qenë një fitore plebishitare pasi është vrarë demokracia, kudo ka njerëz të lodhur, njerëz të pashpresë. Për më dreq akoma, nuk mund të pretendosh demokraci me studio televizive, me opinionistë që thuajse për numër shikuesish nuk marrin asgjë, por për shërbimet qeveritare veç Webeve elektronikë, gazetave elektronike, kanë makina klasi dhe resorte në fshatrat e tyre.
Ka për të qënë një fitore me përmbysje të thellë pasi njerëzit nuk durojnë dot më një drejtësi selektive, ku ai që vjedh në vend që të shkojë në burg, bëhet ministër. Siç keni rastin Manja – ministër drejtësie.
Ka për të qenë një fitore e madhe, pasi njerëzit janë të lodhur duke parë luftë të ashpër klanore, midis Enver Hoxhës dhe armiqve të partisë dhe armiqve klasës. Ka mbaruar dhe shenjat janë për një pjesëmarrje të madhe në votime, ndaj Enver Hoxha bërtet mos i lini burrat të votojnë, mos dilni në votime. Këto zgjedhje do votohet në masë pasi duan ndryshimin. Këtë e vërtetoi koha edhe në vende me demokraci të fortë si Gjermani (82%) dhe Amerika (72%). Ka vdekur gjithçka dhe shqiptarët kanë toleruar shumë, kanë falur shumë, kanë ulur kokën shumë duke dëgjuar dëngla me fyerje të një edukate staliniste, përbuzëse, frikë dhe pagjumësi.
Ka për të qënë një fitore e madhe karshi një kanceri social, i cili e pi shishen e verës 33 mijë euro, kurse bujkut nuk i lejohet të tregtojē as hirrën e bulmetit. Ka për të qenë një fitore e cila i duhet vendit dhe do të vijë, kjo jo për emra të veçantë pasi nuk janë emrat ata që domninojnë, por vullneti social i një populli që e do demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Lufta e ashpër politike e shtetit karshi forcave opozitare e tipit Rusi karshi Ukrainës, apo regjimeve në Afrikë, po vdes gradualisht kjo fal vitalitetit social të shqiptarëve.
Ka për të qënë një fitore e madhe edhe për politikat denigruese kombëtare aq sot studiove investohet me zell idiotësh deri terminologjia: “kosovarë e shqiptarë” dhe raportet ndër vedi, kurrë nuk kanë qenë kaq në krizë. Nuk vazhdohet më me huliganë të diktaturës që këtej sjellin Toni Blerin, ish kryeministrin në pension të Anglisë, si këshillues gjoja, si lobues, si haraç për paranë e shqiptarëve, pasi askush nuk di sot se sa është paguar zotëria, nga ana tjetër kërcejnë si kurvat kur lobon dhe paguan kundërshtari.
Ka marrë fund pasi nuk është demokraci kjo formë fushatizmi me “one man show”, pa panele, pa debat publik, pa garë të mirëfilltë.
Ka marrë fund sepse edhe më i mjeruari është bërë fisnik dhe nuk do e këmbejë më votën për një thes miell.
Marrë nga Muri i FB Elona Caslli, 2 maj 2025

Related Images:

More articles

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.