back to top
29 C
Tirana
E premte, 10 Korrik, 2026

Enver Pasha – “eminenca gri” që krijoi shtetin shqiptar të 1912-ës – nga Klodi Stralla

Gazeta

Klodi Stralla - 2022
Klodi Stralla – 2022
Enver Pasha – “eminenca gri” që krijoi shtetin shqiptar të 1912-ës
nga Klodi Stralla

Ka disa Kancelari të huaja, nga ato që i dinë më mirë se ne punët e së shkuarës tonë, dhe që krijimin e shtetit shqiptar (1912) e konsiderojnë si “punën e fundit të Perandorisë osmane, para shpërbërjes të saj”, sigurisht edhe me pëlqimin e Austro-Hungarisë, Gjermanisë dhe Italisë, si vende të bashkëinteresuara për këtë; ndërsa ekzistencën e vetë popullsisë shqipfolse e trajtojnë si mbeturinë të kolonëve të dikurshëm turq, rezultat i valëve migratore gjatë shekujve, ku veçanërisht vllehët e konvertuar zenë një vend të rëndësishëm.
Një tezë e frikshme kjo, e ngjashme me atë të pluralizmit fiktiv ramizian të viteve ‘90-të dhe të pseudo-demokratëve të këtyre 30 viteve të fundit.
Është një tezë që nuk duhet shpejtuar ta hedhim poshtë a priori, sidomos studiuesit. Për krijimin e shtetit shqiptar, studiuesit e rinj, duhet t’i drejtohen Stambollit, ku do të gjejnë “dorën” e Enver Pashait, arkitektit të Shqipërisë të re neo-otomane, ushtaraku dhe burrështeasi që i futi osmanët në Luftën e Parë Botërore, përkrah Fuqive gjermanike (aty duhet të jetë edhe Akti original i “Mëvetësisë”), ndërsa për të dytën, heterogjenitetin e popullatës, duhet t’u referohemi Defterëve osmanë, për të parë lëvizjet migratore të popullsisë gjatë shekujve në këto vise. Ngjashmërisht, për të kuptuar disa të vërteta të sotme, duhet t’u referohemi Arkivit të K.Q. për zbardhjen e Pleniumit ku u pranua pluralizmi (një video që mbahet ende sekret).
Pasi të bëjmë këto punë do ta kemi më të lehtë të shpiegojmë pse Shqipëria nuk bëhet dot një shtet normal, ende pas një shekulli, jo formalisht (të tillë jemi) por funksionalisht, si atdheu i të gjithë shqipfolsave, ku ligji të jetë i barabartë për të gjithë. Fallsiteti i ngjarjeve dhe heterogjeniteti i popullatës janë në themel të konfliktualitetit dhe mungesës të kohezionit, pra të mosfunksionimit të pseudo-shtetit.
PS. Statusi mund të ngjallë polemikë, por le të mësohemi me disa të vërteta ndryshe.

-Enver Pasha (1881-1922) ishte një ushtarak dhe burrë shteti i Perandorisë osmane në kohën e Revolucionit xhonturk (1908), luftrave ballkanike (1912) dhe gjatë Luftës të Parë Botërore. Ai e orientoi Perandorinë në krah të Forcave të Boshtit gjermanik dhe është arkitekti (eminencë gri) i krijimit të shtetit shqiptar, mentori i drejtpërdrejtë i Ismail Qemal Vlorës. Ai drejtonte gjithashtu edhe shërbimet sekrete. Pas lufte u akuzua nga Aleatet si përgjegjës për gjenocidin ndaj grekëve dhe armenëve, u dënua me vdekje në mungesë dhe u ekzekutua në Turkestan, ku ishte strehuar (1922)

Marrë nga FB Klodi Stralla, 27 qershor 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.