back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 27 Mars, 2025

“Enigmat” e Nolit – nga Artan Kafexhiu

Gazeta

Artan Kafexhiu
Artan Kafexhiu
“Enigmat” e Nolit
nga Artan Kafexhiu

Është intriguese kur mendon sa i ndryshëm është leximi i të njejtit libër në harkun e 30-45 vjetëve. Rasti i fundit është leximi i punimit të dizertacionit të Nolit për të mbrojtur titullin e doktorantit (Doctor of Philosophy) pranë katedrës të muzikës në Kolegjin e Muzikës të Bostonit. Sa ndjesi të ndryshme! Për herë të parë isha fare i ri, kur në “ilegalitet”, lexova në një botim cilësor të Prishtinës librin “Beethoven & The French Revolution”. Vite më vonë në NYC më ra në dorë kopja e dizertacionit të daktilografuar (1946), e pas ca kohe, publikimi i tij në format libri (1947). 

Fan S. Noli 6 janar 1882 - 13 mars 1965
Fan S. Noli (6 janar 1882 – 13 mars 1965)

Gjithmonë kam pyetur veten: Si ky njeri, Fan. S. Noli, i është dorëzuar robës së priftit, kur heronjtë e tij janë të llojit të Beethoven-it, simpatitë e tij kaq flagrante janë për Revolucionin Francez, idetë ateiste e panteiste, ku përzihen emra të tillë si Rousseau, Kant, Schiller, Schindler, Khayyam, etc.
Ishte pikërisht Beethoven me “Missa Solemnis ne D” dhe “Simfonia e Nëntë”, që çoi peshë entuziazmin e masës së popullit, duke hymnizuar me forcën e muzikës, korin, solot vokale, sloganin më të celebruar jakobin: Liri, Barazi, Vllazërim. Jo më kot, Beethoven-i shkruante: “Words are bound in chains but, happily, sounds are still free”.
Pavarsisht se, ishin pikërisht masat që shiheshin nga ai si: “There is nothing smaller than our big folks!” Por shpirti jakobin kishte justifikimin edhe për Beethoven-in: “Our age needs mighty spirits to lash into action these cowardly, treacherous, wretched, roguish human souls.” E kishte fjalën për masat, turmat amorfe.
Pyes veten: Po vetë Noli, nën robën e priftit ortodoks, 60 vjeçar në atë kohë, ku ishte mes këtyre rreshtave që ai vete shkruante? Është intriguese, e kërkon një shpjegim se përse Hoxha (apo çensura e kohës), nuk lejoi publikimin e Beethoven-it të Nolit. Të paktën të censuruar, ashtu siç kishte bërë me shumë vepra të tjera klasikësh të mëdhenj.
Ndoshta një nga momentet më reflektive të Nolit, për të kuptuar se çfarë qëndronte midis zellit të revolucionarit e rebelimit dhe robës së priftit, është të kuptuarit të esencës së historisë të shoqërisë njerëzore. Me një fjalë, njerëzit e ndriçuar dijnë brenda vetes, vijën ndarëse midis hipokrizisë dhe idealit. Pastaj, pasi kanë dhënë prova të sukseseve e dështimeve të jetëve të tyre, gjejnë atë qoshen komode, të rehatshme, për të reflektuar, për të medituar mbi fatalitetin e ekzistencës njerëzore. Rreshtat më poshtë përçojnë sensin e asaj që dua të them.

Përkushtimi i Nolit në librin "Bethoveni dhe Revolucioni frëng"
Përkushtimi i Nolit në librin “Bethoveni dhe Revolucioni frëng”

Fan S. Noli: “Çdo revolucion, fetar, politik, social apo artistik, sado origjinal e krejt i ri në çdo aspekt, ka qenë mbrojtur (e predikuar) si një kthim tek një model i mirë i hershëm, të flakur përtej (të zhvlerësuar) prej tiranëve e despotëve të këqinj. Kështu kemi paradoksin historik të revolucioneve, që shkojnë përpara teksa pretendojnë të shkojnë mbrapa/pas. Reformacioni pretendonte të shkonte mbrapa/pas në Kristianizmin fillestar. Qytet-shteti Fiorentin pretendonte të shkonte mbrapa në periudhën e Tragjedisë Greke. Rousseau pretendonte të shkonte mbrapa në gjendjen natyrale. Jakobinët francezë pretendonin të shkonin pas në Republikën Athinase, sikur vërtet të kishte ekzistuar tek republika utopike e Platoni-t, e sigurisht tek Republika madhështore e Konsujve Romakë.
Udhëheqësit e gjithë këtyre lëvizjeve “para-mbrapa”, mund të mos kenë ditur se çfarë në të vërtete do të thoshte të shkoje pas, por e dinin fare mirë se idealizimi i të kaluarës ishte vendi (varsja, gozhda, kunji) më i përshtatshëm për të varur diçka të re (të renë) të rrezikshme, e ata kuptuan vlerën e jashtëzakoneshme të propogandës, – të kishin në vagonin fashionabel/ të modës (të përbashkët) gjigandët e antikitetit greko-roman. Ishte kjo arsyeja që Platoni, Plutarku e Bruti, u përfshinë (ri-morën, adaptuan) prej jakobinëve për të shtuar prestigjin helen dhe dinjitetin romak shpikjeve (inovacionit) të tyre, e ja se si Republika e Platonit dhe Jetët e Plutarkut u bënë Gospeli (libri i predikimeve) i Revolucionit Francez.
Më vonë, e gjithë literatura antike greke dhe pjesa republikane e literaturës latine, iu shtuan Platonit e Plutarkut, e solemnisht u proklamuan si Testamenti i Ri i Republikës Jakobine. Çdo Jakobin duhet të lexonte këtë lloj Bible, kryesisht greqisht e pjesërisht latinisht. Ishte Revolucioni Francez, që ringjalli kultin greko-roman të antikitetit, duke këmbëngulur në pjesën antike greke, sepse pjesa latine ishte prostituuar (kurvëruar) nga perandorët romake e Papët e Romës.”
Does all this ring familiar to us? 😉🤔😀

Marrë nga Muri i FB Artan Kafexhiu, 11 mars 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.