
Ende po vazhdoni me censurën…?!
reagim elektoral nga Emi Krosi
Përshëndetje miq!
Askush nuk ka të drejtë, të gjykojë për bindjet politike (madje janë miq) që më bëjnë “lavazh propagandistik” kë të votoj? Fati im dhe i fisit tim është vulosur që 5 shekuj më parë, ndaj as ia vlen ta diskutoj (thjesht është humbje kohe) sepse unë jam e lirë dhe di të lexoj dhe të kuptoj çdo të thotë liri. Madje, sot më shumë se kurrë po më kujtohen fjalët e gjyshit tim: se komunistat moj bijë, i kanë rrënjët si grami, sepse dikur ata që ishin çobanët e cjepëve të kullës së Krosit, janë komunistat më të devotshëm.
Shoh shumë ushtarë që quhen patronazhistë (ose spiunët postmodernistë) që vërdallosen nëpër Tiranë për vota. Mirë bëjnë, se hanë bukë. Por, disa pensionista 100 lekësha, që thonë do votoj Ramën, (se e ka ba Tiranën, Dubaj) dhe shtyhen nëpër autobuzat e qelbur si breshka të Tiranës, për të zënë vendet (se janë pa punë dhe udhëtojnë falas) sepse duhet të votojnë “bujarin Lali” – punëbërësi i burgosur, për nderin e madh që iu bëri se kur shkojnë tek ambulancat e lagjes, u thonë s’ka aparat, shkoni tek privati se fëmijët e tyre janë banka, që paguajnë për ilaçet super të shtrenjta të prindërve.
Para katër vjetësh një xhaxha nga Roskoveci (me bashkinë më “moderne” në Shqipëri) sepse banorët kanë ikur, për ta ngacmuar miqtë e mi e pyetën: për kë do votosh xhaxha? Do votoj për Edin? Përse? Sepse e ka bërë Tiranën mirë. Po ti ku jeton, – e pyetëm? Në Rroskovec! Të rrojë Tirana! Por, ajo që më dhemb, kur ca gazetarucë që kanë bastarduar shqipen (por e qajnë me lot anglishten), nuk turpërohen para censurës neokomuniste (sipas termave politik: neokomunistat janë më të egër se komunistët) ku censura ndaj/për fjalën e lirë, ka fshirë/ hequr/ intimiduar/ kontrolluar/ frikësuar/ gjobitur/ ndëshkuar, madje hakeruar shumë faqe interneti kush guxonte, të kritikonte qoftë edhe tërthotazi narkoshtetin.

Kjo që them është shumë e vërtetë, aq sa shumë komentues të Rilindjes, publikisht futin farën e përçarjes me termat: malokë/ shpellar/ malokë vrasës e hajdutë etj. Të imtimidosh me treçerekët e shqiptarëve, se votojnë të djathtën quhet “krim” elektoral. Jo ndaj meje, sepse unë e kam pishtarin e lirisë të ndezur (as shitem – as blihem), por kur kam dëgjuar një – ish pseudointelektual, që do të bëhet deputet, se Fishta ishte i vjetruar/ anadollak, se shkruan malokçe dhe nuk lexohet iu hakëreva: Ende po e censuroni Fishtën? Dhe të vdekur ia keni frikën? Po, grekët çfarë duhet të bëjmë me Homerin e tyre shekullor, ta bëjnë letër higjenike? A do të pranonin grekët këtë gjë? Sepse, janë kryevepra të letërsisë botërore.
Miqtë e mi,
Kjo është censura dhe intimidimi, ndaj atyre kush mendon dhe voton ndryshe!
©Copyright Emi Krosi