back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Ende jeton plumbi që pushkatoi Vilson Blloshmin e Genc Lekën… – nga Flamur Hoxha

Gazeta

Flamur Hoxha & Bedri Blloshmi
Flamur Hoxha & Bedri Blloshmi

Ende jeton plumbi që pushkatoi

Vilson Blloshmin e Genc Lekën…

nga Flamur Hoxha

Kur shihja plumbin që ka përshkruar Vilson Blloshmin e Genc Lekën, pra një nga plumbat e pushkatimit të tyre, 45 vjet më parë, të cilin e mbante në dorë Bedri Blloshmi, vëllai i përkushtuar i Vilsonit, për të zbardhur të vërtetën e Vilsonit e Gencit, (i dënuar edhe ai vetë me pushkatim në të njëjtin gjyq) ndjeva një trishtim të thellë.
E pashë atë plumb në ekspozitën kushtuar dy poetëve martirë, në 45 vjetorin e pushkatimit te tyre.
E pra ende jeton plumbi që pushkatoi Vilsonin e Gencin, ende jeton ai plumb që i pushkatoi ata dhe na vrau të gjithëve ne, lirinë.
Ende ai plumb vret të ardhmen tonë, sigurinë tonë!
Ky plumb, së bashku me disa foto edhe dokumente të ndryshme u paraqitën në ekspozitën e organizuar në mjediset e Institutit te studimit te krimeve të komunizmit, ku mora pjesë i edhe unë i ftuar si vizitor.
Jam përpjekur ta mbështes sa kam mundur veprimtarinë e Klubit të Poezisë, për njohjen e Vilsonit dhe Gencit. Kam mbështetur botimin e disa librave të tyre, po edhe disa aktivitete shkrimtarësh në nderim të dy poetëve martirë që ka organizuar herë mbas here “Klubi i Poezisë”. Dhe nuk mund të mungoja kurrsesi në çeljen e kësaj ekspozite të veçantë në të 45 përvjetor të pushkatimit të dy poetëve librazhdas të kapur me pranga dorë për dore…
13 korrik 2022

Vilson Blloshmi - Vepra - "Klubi i Poezise"
Vilson Blloshmi – Vepra – “Klubi i Poezise”
Genc Leka  - Vepra - "Klubi i Poezise"
Genc Leka – Vepra – “Klubi i Poezise”
Aktivitet Letrar te Shtëpia e Blloshmëve në Bërzeshtë
Aktivitet Letrar te Shtëpia e Blloshmëve në Bërzeshtë
Poetët Martirë:  Vilson Blloshmi & Genc Leka - Klubi i Poezisë
Poetët Martirë: Vilson Blloshmi & Genc Leka – Klubi i Poezisë

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.