back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 11 Nëntor, 2025

Elegji për dom Zef Bicin – Gjergj K. Uci

Gazeta

Gjergj K. Uci (1934-2022)
Gjergj K. Uci (1934-2022)
Gjergj K. Uci – Elegji për dom Zef Bicin

Gjergj K. Uci (1934-2022) ka qenë aktor, regjizor, poet dhe rapsod. Ai ka tri vjet qe asht nda nga jeta. Ka punue gjithë jetën i frustruem prej biografisë së kulakut duke u shantazhue vazhdimisht, duke ia kërkua nji shfaqje në krejt pak kohë, e tue punue me stërmundime. Ju falenderoj për mirëkuptimin.
Me respekt Ndue Hoti

Dom Zef Bici (1919-1968)
Dom Zef Bici (1919-1968)

Zemra e Nânës

Ç’âsht kjo nânë që rrin tuj tretë?
buk’ nuk han as shkon me fjetë,
ndër urata nâta e dita,
çon përpjetë dy duert e mpita.
tuj lutë Zotin në at qoshk,
ku ka mbetë nji krevat bosh.
Gazepqarja e verbueme,
çon jastekun e trishtueme,
merr fugurën e Zojs Bekueme,
mbasi e puthë e futë në gji,
e përlotun kjan si fmi.
Thrret sa mundet, por s’ka zâ:
-Dilë, pashë Zotin a din gjâ?
me djalin tem ç’ka u bâ!?
Kush e mori, kah e çuen?
-N’polici, gjà s’na kallxuen,
-mos mà msheh, mori bijë,
Aj s’kthen mâ në ktë shpi,
s’fal meshtar kjo parti.

-E kam pa ândrrën e tij,
N’at àndërr e pash’ açik,
Dom Zef Bicin t’shtrim’e n’vig,
Me dy grushta rrah krahnorin:
-Mos m’ia hupni djalit vorrin!
Lott e nânës kurr’ nuk treten,
E molisun dishron dekën,
Zâni i saj ushton tân’ jetën.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.