back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 21 Prill, 2026

Edi Rama – rrezik publik – nga Lizander Hoxha

Gazeta

Grupi Parlamentar PS - 10 mars 2026
Grupi Parlamentar PS – 10 mars 2026

Edi Rama – rrezik publik*
nga Lizander Hoxha

Mbrëmë pamë të gjithë PS-në nëpër debate televizive.
Një ngjarje e rrallë këto vite në Shqipëri.
Dolën nga halli dhe jo për mall.
Dolën sepse duhej të justifikohen për marrëzinë ku duan të fusin veten dhe PS-në. Por ky tashmë, është halli i tyre.
Dhe ky hall nuk u zgjidh dhe nuk do të zgjidhet me manovra të brendshme.
Drejtësia nuk mbytet dot me kartona, as sot dhe as mot.
Së dyti, mësuam se përveç ndryshimeve ligjore që Edi Rama kërkon të bëjë në Kodin Penal, që ministrat apo Kryeministri të mos pezullohen nga detyra kur vjedhin, paska angazhuar edhe Sokolin e Partisë për të ndërhyrë në një vendim unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Edi Rama - 10 mars 2026
Edi Rama – 10 mars 2026

Me pak fjalë kërkohet të ndërtohet një praktikë e tillë që subjekti që vjedh të mos arrestohet deri në përfundim të gjykimit në apel.
Me pak fjalë, ata që rrëmbejnë biznesmenë për t’i detyruar të heqin dorë nga një tender i fituar, që më pas ta marrin vetë, duhet të qëndrojnë të lirë derisa Apeli t’i shpallë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Kjo, miq, është përtej ndihmës apo avokatisë ndaj korrupsionit.
Kjo është një tentativë për të ndryshuar praktikën penale për interesa personale.
SPAK nuk duhet të humbasë asnjë sekondë më shumë.
Edi Rama është një rrezik publik.
Çdo ditë në detyrë është një dëm i parikuperueshëm për vendin.
Marrë nga Muri u FB Lizander Hoxha, 11 mars 2026

*Titulli Redaksional

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.