
Edi Rama mprehu shpatën, edhe një herë për situatën…
nga Gëzim Zilja
Shqipëria tash tridhjet vjet qeveriset nga njerëz të paaftë, vjedhës të pashembullt të pronës private e asaj të përbashkët, armiqësorë deri në krim me popullin e thjeshtë e të ndershëm, që punon e jeton me djersën e ballit. Ka tridhjetë e kusur vjet kjo puna e ndërtimeve pa leje. Sa fillojnë zgjedhjet ndërtimet pa leje mbijnë si kërpudhat pas shiut kudo në mal, në kodrina, fusha, rrugë e qendra të banuara. Ky avaz filloi me Berishën, vazhdoi me Nanon dhe tash dymbëdhjetë vjet me piktorin Edi Rama. Ky premtoi se do u jepte fund legalizimeve dhe do të vinte nën kontroll territorin. Për këtë veç organeve të tjera krijoi dhe Institucionin Kombëtar të Kontrollit të Territorit (IKMT) ku hanë, pinë, vjedhin e shkelin ligjin qindra inspektorë të IKMT-së me rroga të majme. Pyetjet e mia janë këto:
1.Kjo strukturë e ngritur enkas për kontrollin e territorit përse lejon ndërtimet pa leje, kur është e vetmja detyrë për të cilën paguhen?
2.Është e shtata herë brenda 12 viteve qeverisjeje (të paktën në Jug,) kur pas udhëtimeve nëpër Europë, ku u jep leksione demokracie kryeministrave e presidentëve europianë, që me fillimin e sezonit turistik, kujtohesh e fillon, prish ndërtimet pa leje. Po qytetet e shqiptare nuk ndodhen në xhunglat e Amazonës, që të mos pikasen, e të ndalohen që në fillesat e tyre? Pse e le që m… të bëhet mullar, thotë populli.
3.O KM! Përse nuk çon në prokurori, drejtorët e inspektorët e IKMT-së, po sulesh kundër atyre, që një zot e di me sa mundim i kanë ngritur ato ndërtesa apo baraka? Ata për një vit ose më shumë kanë kontrata të rregullta me shtetin e paguajnë taksat rregullisht. Ku ishte shteti e IKMT-ja kur këta ndërtonin?
4.E fundit. Si guxon e pushon me një të rënë të lapsit, pa kurrfarë analize, duke shkelur ligjin kushtetues, gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës, Fierit e më tej? Këto veprime bëhen vetëm në diktatura naziste e fashiste. Po si duket këta drejtorë kanë qëlluar nga raca e rilindasve, që parim bazë kanë pasurimin duke vjedhur paratë publike, ndryshe dikush duhet të thoshte dy llafe ose t’u hidhte në gjyq për pushim të padrejtë nga puna. Po shkon kaq larg me këto veprime, sa shumë shpejt do të shikosh (ndoshta edhe këtë javë) se ç’do të thotë zemërim popullor! Mos e shkatërro Shqipërinë për të mbajtur pushtetin tënd mediokër dhe antishqiptar!
Marrë nga Muri i FB, Gëzim Zilja 9 korrik 2025