
Edhe një sqarim për Pellazgët…
nga Mathieu Aref
Pas shekullit të 8-të para Krishtit, Helenët (pushuesit semito-egjiptianë) në fillim të pushtimit të tyre të “Pelazgjisë” vunë një pllakë plumbi mbi Historinë e kësaj periudhe historike të Antikitetit: për të fshirë të gjithë historinë e mëparshme dhe ekzistencën e gjurmëve që zbulonin se ata ishin të huaj që pushtuan Pelazgjinë. Nuk është kot që Helenët e parë shpikën një “Përmbytje” atë të Deukalionit (Noeut helen!), e cila do të kishte shkatërruar gjithçka që ekzistonte më parë për të përhapur qytetërimin e tyre në “kurrizin të Pellazgëve”, dhe duke uzurpuar dhe përvetësuar atë të pararendësve të tyre “Pellazgë”. Kjo mund të duket gjeniale… por Helenët nuk menduan se një mashtrim i tillë, një ditë prej ditësh, do të shpërthente si një shkreptimë!
Kjo është arsyeja pse, në mungesë të dokumenteve të drejtpërdrejta ose provave materiale ose të shkruara, puna ime pesëdhjetëvjeçare ka konsistuar në identifikimin e gjurmës më të vogël, dëshmisë së drejtpërdrejtë ose të tërthortë ose rrjedhjes së informacionit të mbledhur nga autor të lashtë të mirëinformuar! Prandaj, në këtë mënyrë (prova të drejtpërdrejta ose indirekte, dëshmi, me anë të të dhënave ose rrëfimeve…) dhe veçanërisht duke lexuar midis rreshtave, ne zbulojmë atë që është fshehur në mënyrë tinëzare nga autorë të caktuar antikë dhe, gjithashtu, zbulojmë kontradikta, paqartësi, gënjeshtra, mospërputhje, fshehje flagrante ose gabime… që arrijmë të zbulojmë manipulime dhe të dhëna të dukshme të fshehura në shkrimet e lashta që na lejojnë të kemi deduksione serioze, të kuptueshme, të pakundërshtueshme si edhe ndihmën e arsyetimit logjik dhe koherent.
“Ndryshe” nga historianët e tjerë që mbështeten vetëm në prova të drejtpërdrejta dhe në atë që gjejnë në dorë, ose me imitimin të autorëve të tjerë… pra ndryshe nga ata puna ime multidisiplinare ka konsistuar në përdorimin të metodës sime dmth të provave të drejtpërdrejta dhe të tërthorta dhe kërkimin e më të voglës shenjë. Kjo është arsyeja pse kjo punë pesëdhjetëvjeçare ka zgjatur kaq shumë!
Prandaj nuk duhet që dikush të vijë për të thënë me hipokrizi: “Atë që po thoni, nuk mund ta gjej në asnjë shkrim!” Ndërsa kjo “Provë” ekziston vërtet, madje hapur, në të gjitha “të dhënat e shumta domethënëse ose provat e tërthorta” si dhe referencat që gjenden në tezën time, librat dhe artikujt e mi! Normalisht, për të bërë një pyetje në lidhje me tezën time, duhet, së pari, të lexohen librat e mi o të paktën një libër!
Fatkeqësisht, Historia e Greqisë së Lashtë u manipulua, u përvetësua nga pushtues të huaj, të cilët eliminuan shumicën e gjurmëve të së kaluarës Pellazge, gjë që është shkaku i mungesës së informacionit “të drejtpërdrejtë” në lidhje me fillimet të pushtimit helen, i cili eliminoi ose manipuloi materiale dhe veçanërisht gjurmë të shkruara thelbësore për të kuptuar më mirë këtë Histori të ndërlikuar dhe komplekse.
Që tani e tutje nuk do t’u përgjigjem banaliteteve apo disa pyetjeve, përgjigjet e të cilave ekzistojnë në librat e mi, sepse nganjëherë janë pyetje vërtetë banale dhe për më tepër përgjigjet ekzistojnë në librat e mi. Shpresoj do ta kuptoni që aktualisht, për shkak të problemeve të mia shëndetësore, nuk mund ta kaloj gjithë ditën duke iu përgjigjur disa miqve dhe duke rifilluar, çdo herë, të shkruaj atë që është shkruar në librat e mi, veçanërisht pasi ka pyetje për të cilat më duhet të shkruaj një tekst të gjatë për t’u përgjigjur… sidomos pasi këtu miqtë dhe lexuesit e mi janë të shumtë. Në të vërtetë, ndonjëherë (në varësi të temës), për t’u përgjigjur pyetjeve tuaja jam i detyruar të shkruaj një tekst mjaft të gjatë dhe nëse mund të jeni të shumtë në një ditë… kjo, për mua, bëhet problematike. Por, meqenëse unë u dua të gjithëve, gjithmonë bëj përpjekje t’u përgjigjem. Kështu pra që thjesht ju kërkoj të më kurseni pak! Faleminderit për mirëkuptimin
Marrë nga Muri FB Lluka Qafoku, 30 shtator 2025