back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

E vërteta nuk blindohet Basha! – nga Elona Caslli

Gazeta

 

Elona Caslli
Elona Caslli

E vërteta nuk blindohet Basha!

nga Elona Caslli 

Nuk do t’i kisha shkruar këto fjalë nëse në rrjet nuk do të isha përballur me blindimin e dyerve në Partinë Demokratike, i cili në optikën time është skaji fundor i një mosarsyetimi.
Në fund prilli teksa shumë njerëz po të kryqëzonin për humbjen e zgjedhjeve dhe nxituan për vendin e kryetarit, njësoj si nxiton dikush për të lexuar testamentin e një njeriu që ende nuk është ftohur, kam qenë unë që vendosa të të shkruaja dhe të të thoja – Si je Basha?!
Sikundër kam shkruar që këtij vendi nuk i nevojitet një hajdut më i madh se Edi Rama dhe se logjika që nuk gjykohet hajduti, por gjykohet dikush që nuk ruajti dot hajdutin, nuk rri kurrkund, pasi kurdo dhe kudo një Parti-Shtet (sikundër u deklarua nga raportet) do ta mposhtë gjithmonë një parti opozitare.

Selia e Opozites nën Mbrojtjen E Pushtetit (Avni Delvina)
Selia e Opozites nën Mbrojtjen e Pushtetit (Avni Delvina)

U prit për një kohë të gjatë procesi i protestave dhe denoncimit të krimit zgjedhor, por përveçse rizgjedhjes sate si kryetar dhe një përshëndetjeje nga Thethi një ditë të diele, askush nuk pa asgjë tjetër.
Ngjarjet që do të vijonin do të provokonin procesin e Foltores ku gjërat do të thuheshin me zë të lartë dhe ku do të rezultonte se Berisha do të pohonte fajin e tij në mbështetjen që i kish dhënë kryetarit të rizgjedhur dhe do të kërkonte ndjesë për heshtjen e tij të stërzgjatur dhe shprehja “E di doktori këtë punë” do të shkërrmoqej brenda një çasti.
Doktori do të pranonte se kish gabuar rëndë dhe kish heshtur gjatë, megjithatë ndodhi Foltorja. Ku qëndroi suksesi i Foltores?!
Suksesi i Foltores qëndroi tek fakti se ishte pa regji qëndrore. Askush nuk shqetësohej nëse ndriçimi i dritave ishte i duhuri ose jo, nëse kënga në sfond ishte e duhura ose jo, nëse karriget ishin në vendin e duhur ose jo. 
Nuk kishte fotografë profesionistë që fotot të llamburisnin për propagandë. Kishte thjesht lëndë njerëzore që po i jepte zë vuajtjes dhe pakënaqësisë përmes një mikrofoni. 
Në këtë lëndë njerëzore mund të gjeje nga të gjitha personazhet, që nga një burrë që pohon se ka pirë një gotë më shumë, deri tek një grua që i ka plasur shpirti dhe ia zbraz hallet dikujt. Gjeje edhe njerëz krejt të kthjellët që e bënin skanerin e situatës në PD shumë kthjellët dhe e mbyllnin me fjalinë – Ne e mbështetëm Bashën se e mbështesje ti Doktor.
Pra, Doktori është parë gjithmonë si garanci e padiskutueshme dhe për sa kohë nuk flet Doktori gjithçka mund të mos jetë e përsosur, por është e pranueshme. 

Përfytyrim me Bunker i Selisë së Opozitës (Avni Delvina)
Përfytyrim me Bunker i Selisë së Opozitës (Avni Delvina)

Rithemelimi i Partisë Demokratike mund të vijë veçse duke u parë e vërteta si garanci e padiskutueshme. Kushdo tjetër është krejt i diskutueshëm. 
Kuvendi i 11 dhjetorit pohoi qartë vullnetin e demokratëve ose më saktë pakënaqësinë e tyre ndaj kryetarit asokohe.
Shifrat janë kokëforte dhe prania e njerëzve në stadium është fakt i pakundërshtueshëm.
Përballë asaj pamjeje në stadium, blindimi i dyerve e di çfarë më sjell ndërmend Basha?!
Vite më parë punoja në X institucion. Për kod etike nuk po e përmend. Punoja në një projekt të caktuar ku shkëmbimi sistematik i mesazheve me postë elektronike ishte proces thelbësor. 
Një ditë të bukur më sjellin një përgjegjëse partiake. Përgjegjëset partiake kanë të njëjtën fizionomi. Mbajnë gjithmonë një bllok në dorë me një stilolaps. Nuk harrojnë kurrë të të thonë sa të afta janë dhe fjalori i tyre përbëhet nga jo më shumë se 200 fjalë. Duke qenë se nuk e njihte hiç punën, por donte të ndihej përgjegjëse, një ditë të bukur bllokon adresën e postës elektronike të zyrës dhe më mohon aksesin në një adresë ku unë punoja prej dy vitesh.  
E gjendur përballë një situate absurde e pyes: “Më falni po puna e zyrës si vazhdon?!” Përgjigjja që mora ishte: “Do të t’i sjell unë mesazhet që vijnë, se vetëm unë duhet të hyj në atë adresë, se unë jam përgjegjëse…”
Paradoksalisht përgjegjësja ime u shndërrua në sekretaren time dhe kjo situatë më bënte të qeshja sistematikisht.
Dyert e blinduara në Partinë Demokratike më kujtojnë veçse situatën e lartpërmendur Basha. Në pamundësi për të pohuar mbështetjen e anëtarësisë bllokon dyert e një partie.
Edi Paloka në një status të tijin tejet korrekt ka shfaqur një sugjerim krejt qytetar: Hyr në garë në mars dhe poho mbështetjen e anëtarësisë. Demokratët nuk duhet të vihen kundër njëri-tjetrit dhe mbi të gjitha demokratët nuk e meritojnë këtë, pasi të kanë mbështetur pa kushte kurdo dhe kudo.
Kanë nënqeshur shumë njerëz me mua kur kam refuzuar të të sulmoj para 25 prillit dhe të kam quajtur të pashmangshëm në rrugëtimin tënd, për sa kohë Doktori nuk fliste.
Sikundër ishe ti dikur i pashmangshëm para 25 prillit edhe vullneti i atyre njerëzve në stadium është i pashmangshëm dhe duhet pranuar si i tillë.
.
Post Scriptum: E vërteta nuk blindohet Basha.

Marrë nga Muri i Fb i Elona Casllit, 5 janar 2021

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.