E tmerrshme, të quash “hero” dhe “udhëheqës” një kriminel…

Gazeta

Rrëzimi i Diktatorit Hoxha - 20 shkurt 1991
Rrëzimi i Diktatorit Hoxha – 20 shkurt 1991
E tmerrshme, të quash “hero” dhe “udhëheqës” një kriminel…
Na e neveritët me këtë m… diktatori!

Enver Hoxha si Intelektual (me rastin e ditëlindjes)

1-Sabiha Kasimati (liceiste e Korçës, studioi shkenca biologjike Universiteti i Torinos, ekselente), u pushkatua pa gjyq nga Enver Hoxha
2-Abdulla Rami (liceist, studioi jurisprudencë, Universiteti i Montpellier, ekselent), i burgosur politik nga Enver Hoxha.
3-Hasan Rami (ish kujdestar i konviktit të Liceut të Korçës), i burgosur politik nga Enver Hoxha
4-Enver Zazani (liceist, studioi mjekësi Universiteti i Lionit, ekselen), i pushkatuar nga Enver Hoxha.
5-Qenan Dibra (liceist, studioi jurisprudencë në Universitetit e Sorbonës), i burgosur politik nga Enver Hoxha
6-Hilmi Hysi (liceist, studiuar jurisprudencë, Universiteti i Sorbonës) i pushkatuar nga Enver Hoxha
7-Foto Bala (liceist, studioi filozofi në Universitetin e Montpellier) i dënuar me burgim të përjetëshëm nga Enver Hoxha.
8-Myslim Çarçani (liceist, një nga talentet e matematikës se Liceut) i dënuar me burgim të përjetshëm nga Enver Hoxha
9-Aleko Turtulli (liceist, studioi Shkollën e Lartë të Tregëtisë, Universiteti i Montpellier) i burgosur politik nga Enver Hoxha
10-Adem Beli (liceist, studioi agronomi në Universitetin e Toulouse) i burgosur politik nga Enver Hoxha
11-Mustafa Kadilli (liceist, mësues) i pushuar nga puna dhe i dënuar me punë të renda ndonëse në gjendje të rëndë shëndetsore… nga Enver Hoxha.
12-Nedin Kokona
13-Xhevdet Kapshtica
14-Aziz Vrioni
15-Asllan Ypi
16-Felatun Vila
17-Fetih Selenica
18-Xhelal Shënapremte
19-Alqi Nushi
(edhe këta të funditi, ish liceistë dhe studentë të universiteteve franceze, të persekutuar dhe burgosur politikisht nga Enver Hoxha.
20-Enver Hoxha (ish licesit, duhej të fillonte studimet në Motpellier por nuk i filloi fare) Dosja e tij studentore me nr. 15 ETP 20439 që gjendet në arkivin e universitetit, tregon se nuk ka marrë diplomë). Me bursën e “satrapit” Zog dhe lekët e kunatit Bahri Omari që e pushkatoi në shenjë mirënjohjeje) Enver Hoxha, burgosës dhe vrasës i të sipërpermendurve, Sekretar i Parë i PKSH, PPSH.
45 vjet pas sundimit të tij me zjarr, plumb e litar… Shqipëria rezultoi vendi më i varfër i kontinentit. Populli shqiptar rezultoi një nga popujt më të izoluar të planetit. Një popull i zhveshur tërësisht nga të drejtat dhe liritë themelore.
Egzistenca e dishepujve të Enverit edhe sot në vitin 2025, tregon fare qartë se çfarë dëmesh të pariparueshme psiko morale shkaktoi Enveri tek bartësit.
shënim:
Marrë nga muri i FB Alfons Al Zeneli

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit