back to top
14.5 C
Tirana
E hënë, 7 Tetor, 2024

E kanë futur në rreth të kuq… e duan ta heqin qafe! – nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Donald Trump
Donald Trump
E kanë futur në rreth të kuq… e duan ta heqin qafe!
nga Adriatik R. Dosti

Detaje tronditëse rreth atentatit të dytë (mbetur në tentativë) ndaj ish Presidentit Trump.
Fillimisht e mbajtën sekret, e quajtën ngjarje rastësore, të parëndësishme, që s’kishte asnjë lloj lidhje me ish – Presidentin Trump dhe sigurinë e jetën e tij… e banalizuan dhe deshën që të mos bëhej publike…!
Por më pas janë po vetë autoritetet e larta speciale amerikane që sot të detyruara veçmas prej presionit e interesit publik e të sigurisë kombëtare… kanë hedhur dritë dhe kanë publikuar plot detaje tronditëse nga ajo çka ndodhi dje në Florida… ku “dikush” u arrestua pas një tjetër tentative për atentat me armë për të vrarë ish Presidentin Donald Trump.
Atentatori (personi në foton e mëposhtëme) quhet Ryan W. Routh dhe është 58 vjeç.
I njohur si përkrahës, sponsorizues dhe donator i Demokratëve… gjithashtu mbështetës i Biden… Harris dhe ekipit të saj garues për zgjedhjet presidenciale të nëntor – 2024.
I njohur gjithashtu për një sërë postimesh publike kundër Trump në rrjetet sociale si dhe për jo pak kërcënime e fyerje publike ndaj tij veçmas në whats-up, fb e instagramin e tij…
I njohur tashmë sipas FBI dhe CIA edhe si një përkrahës i Ukrainës në luftën kundër Rusisë por edhe një mbështetës i flaktë i Tajvanit [???]

Ryan W. Routh - atentator i Donald Trump
Ryan W. Routh – atentator i Donald Trump

Ngjarja…
Të dielën paradite autoritetet speciale që mbrojnë e sigurojnë jetën e ish presidentit Trump, diktuan një person të fshehur midis shkurreve pranë fushës së Golfit në West Palm Beach në Florida, rreth 500 metra larg nga vendi ku Trump po luante në pronën e tij private me një mikun e tij të ngushtë…
Personi ishte i armatosur me një armë të prodhimit sovjetik SKS [AK – 47], si dhe mbante me vehte dy çanta tepër të dyshimta…
Ai u qëllua nga forcat speciale por mundi t’u shpëtojë atyre e t’u ikë dhe me pas u arrestua shpejt në autostradën I – 95.
Personi në fjalë, ose me saktë atentatori në tentativë, saktëson sot FBI ka një të kaluar kriminale, veçmas në Karolinën e Veriut… dhe tashme po hetohet në kompleks duke e lidhur pothuajse gjithçka veçanërisht me këtë që ndodhi dje pranë fushës së Golfit të ish presidentit Trump!
“Unë kam urdhëruar që jeta e tij (e D. Trump) të mbrohet e të sigurohet me të gjitha mënyrat!” – tha dje në një prononcim publik para amerikanëve Joe Biden!
“Jam shumë e lumtur që ai është mirë dhe që jeta e tij nuk u rrezikua… Në Amerike s’ka vend për kësi lloj dhune!” – u shpreh po dje publikisht kandidatja për presidente e SHBA për në zgjedhjet e këtij nëntori, Kamala Harris!
Por ajo çka e tronditi seriozisht publikun amerikan dje ishte deklarata e miliarderit të njohur Elon Musk, i cili tha publikisht se… deri më tani s’kemi dëgjuar ende që dikush po tenton t’i vrasë Biden apo edhe Kamalen… (?!!?]
No comment!
Marrë nga muri i FB Adriatik R. Dosti, 16 shtator 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.