
Dy rrëfime në lidhje me Sistemin Zgjedhor në Shqipëri
nga Myslym Murrizi
Ju keni të njëjtin shpirt, të njëjtën fytyrë, të njëjtin karakter, të njëjtin dinjitet përballë shqiptarëve, ndaj nuk guxoni të bëni asnjë fjalë për të shkuar dhe të votohemi nga shqiptarët. Çfarë ju pengon?
Ju keni ardhur vonë në këtë sallë, por mund të pyesni Pandeli Majkon, Gramoz Ruçin, Anastas Angjelin, Erion Braçen. S’është turp të vish në këtë sallë, nga vota e qytetarëve shqiptarë? Çfarë sikleti keni t’ua lexojnë shqiptarët emrin? Emrin e babës të nënës, t’ua shohin surratin dhe t’u takojnë edhe në fushatë, po edhe pas fushate.
Pse “trëmbeni si djalli nga temjani” votës së qytetarëve? E këtu na dërdëllisni vetëm në emër të qytetarëve!!
Hajde pra të shkojmë atje… dhe ndoshta e kemi ne gabim. Ne që dashke të mbijetojmë në politikë, ne që vegjetojmë!! Ju jeni bërë dy grushta vemjesh që rrini nën këmbët e Sulltanit të Surrelit dhe të atij që e internuat me shtëpi afër Elbasanit, pasi ra të Tërmeti. Njëzet endacakë, 20 e ca vemje që kurrë s’kanë guxuar deri para 45 vitesh të votohen as brenda familjes. Ju u shisni dengla shqiptarëve se na qenkeni më të besueshëm. Ju votoheni?! Po hajde të shkojmë, dhe vota e shqiptarëve do të na fëlliqë. Mua Korabin, Rudinën, Ralfin, Nimetin… A e keni këtë kurajo? Pse dridheni? Pse i ndërroni qarqet si mbreti i gratë? 4 vjet në Fier, 4 vjet në Korçë, 4 në Gjirokastër, 4 në Tiranë. Hajde të shkojmë atje. Nuk ka patur këtu as Dushk… mos e përmendni Dushkun, se na e ka bërë qeveria juaj. Ti ke qenë emigrant në atë kohë me gjithë Oltën. Edhe Dushkun ta ka bërë ky Gardiani i Kushtetutës (Ilir Meta) me Kaç Islamin demokrat sot, me Ylli Bufin dhe me partinë tënde. Se donin të bëni Nanon President dhe Gardiani i Kushtetutës të merrte partinë. Nuk ia arriti kereu i LSI-së. Unë jam viktimë e Dushkut. E di edhe Majko. Kështu që para se të flasësh për historikun, duhet të pyesësh. Nuk ka patur kontingjente as në ‘97 këtu, ku mund të vinin 10 banditë në Parlament, ata që nxorën 110% Gjinushin në Vlorë, mund të vinin edhe në Parlament. Por nuk erdhën. Ky vend ky dhe kjo sallë u mbush me kontingjente të krimit me ligjin tuaj të famshëm. Me pazarin e pistë të 21 prillit 2008. Erdhën tutorë, hajdutë batanijesh, hajdutë makinash, trafikantë, porositës, vrasës me pagesë, dhe kanë hyrë në parlament.
Për herë të parë në këto 24 vite postkomunizëm, lindi nevoja që ky kuvend të bëjë një ligj për ta pastruar veten nga llumi, për turpin e kësaj salle. 6, 7, 8, 9…nuk e di se sa vetë kanë lënë mandatet. E keni inventarin besoj. Nga kush erdhën? Nga ky ligj. Pse? Sepse e ka më të lehtë llumi dhe kontingjenti të blejë individ. Qoftë ky kryetari juaj, apo kryetari i partisë time. E ka më lehtë një individ se sa të blejë 10.000 qytetarë. Ndaj, nëse doni realisht që kjo të quhet Salla e të Zgjedhurve, hajde ta zbatojmë këtë detyrim moral që shqiptarët u ngritën në 1990, për të rrëzuar një regjim komunist, kur votohej për Partinë dhe deputetët që i caktonte shoku Enver.
Prej tre palë zgjedhjesh keni shkelur nenin e dytë të Kushtetutës! Myslym Murrizi flet me dorashka plastike në Parlament
Myslim Murrizi

Më pëlqeu shumë sot manifesti i Spiropalit – nga Myslim Murrizi
Por u habita nga kërkesa e saj për të ndryshuar Sistemin Zgjedhor në Shqipëri që Shqipëria të bëhet një zonë zgjedhore dhe listat të jenë 100 % të hapura: Bravo!
Më mirë vonë se Kurrë!
Në ditët në vazhdim pres të reagojnë edhe Oerd Bylykbashi me Damian Gjiknurin. Se kur bini vetë nga kali dhe ju nxjerrin jashtë “sofrës” bëheni “parimorë”
Po Elisa, kjo që ke kërkuar sot është sistemi me demokratik dhe pazari i 21 prillit 2008, ka sjellë këtë politikë arrogante dhe ka shtuar numrin e lëpirësve ndaj kryetarëve të partive.
Po kur e kërkoja unë një gjë të tillë në Parlament në korrik të vitit 2020, pse heshtje si e mpirë?!?
Shumë mirë bëni që po e kërkoni tani prishjen e pazarit të pistë të prillit 2008, dhe kthimin e Sovranitetit të Votës së Shqiptareve, por mos na u hiqni sikur keni zbritur sot nga hëna se këtu keni qenë dhe ju ka pëlqyer ai pazar se ju ka bërë 3-5 herë deputetë pa ju votuar askush!! Ty edhe plot të tjerë si ti në PS dhe në PD.
Dëgjo Elisë që të kujtohesh!
Ta dëgjojnë edhe enukë të tjerë e kërminj të pështirë politikë që përdoren si kllounë dhe vegjetojnë prehër më prehër të kujdo kryetari për një karrike të qelbur në Kuvend pa u votuar nga Qytetarët