back to top
31.5 C
Tirana
E diel, 13 Korrik, 2025

Duke lënë vetëm 1000 funta sterlina, Franklini shpërndau miliona! – nga Klodi Stralla

Gazeta

Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara
Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara
Duke lënë vetëm 1000 funta sterlina, Franklini shpërndau miliona!
nga Klodi Stralla

Është i njohur Testamenti i burrit amerikan të shtetit, Beniamin Franklin, hartuar me dorën e tij në vitin 1788, dy vjet para vdekjes. Me të ardhurat e grumbulluara sipas porosive të tij u ndërtua në Boston një College (shkollë) që sot mban emrin e tij, si dhe u krijua një Fondacion që ka bërë shumë punë publike. Franklini ishte jo vetëm njëri prej Etërve Themelues të Amerikës, si firmëtar i Deklaratës të Pavarësisë 4 korrik 1776, por edhe një shkencëtar i njohur për kohën, si shpjeguesi i dukurisë të rrufesë dhe shpiksi i rrufepritësit të parë.
Në Testament midis të tjerash ai ka lënë edhe këtë porosi:
“U le në trashëgim 1000 funta sterlina banorëve të Bostonit. Nëse ata do t’i marrin këto 1000 funta, duhet t’ua besojnë qytetarëve më të zgjedhur, dhe këta duhet t’ua japin me kamatë, nga 5% në vit, hua zejtarëve të rinj. Kjo shumë mbas 100 vjetësh do të arrijë në 131.000 funta stërlina.
Unë dëshëroj që atëhere 100.000 funta sterlina të përdoren për ndërtimin e godinave publike, kurse 31.000 të tjera të jepen me kamatë për 100 vjet. Mbas kalimit të shekullit të dytë, shuma do të arrijë deri në 4.061.000 funta sterlina, nga të cilat 1.061.000 funta e le në dispozicion të banorëve të Bostonit, kurse 3.000.000 i le në dispozicion të drejtuesve të Bashkisë të Masaçuset. Më tutje nuk guxoj t’i shtrij parashikimet e mia…”

E solla këtë ndodhi të vogël por kuptimplotë, në Ditën e Pavarësisë Amerikane, për të kuptuar sadopak se çfarë standartesh mendore dhe morale duhet të kenë ata që themelojnë dhe udhëheqin kombet…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.