back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Drithije të jetës së Omar Sharif – nga Ilir Seci

Gazeta

Omar Sharif (1932-2015)
Omar Sharif (1932-2015)

Drithije të jetës së Omar Sharif

nga Ilir Seci

…do kohë ma para tue lexue nji libër mbi jetën e aktorit Omar Sharif, mes tjerash më tërhoq vëmendjen nji fragment ku aktori shprehej: “Nana ime luente letra me mbretin Faruk. Ai besonte se ajo i sillte fat – ajo ishte nuska, (fatsjellesja), e tij.” – (My mother used to play cards with King Farouk. He believed she brought good luck to him – she was his mascot.)…
…kërkova ma shumë rreth kesaj dhe mësova se Claire Shalhoub, e ama e aktorit të famshëm, kishte qenë nji figurë e njoftun e jetës mondane në shoqninë egjiptiane të kohës së mbretit Faruku i Parë i Egjiptit, i cili ishte mbreti i 10-të i nji dinastie të themelueme nga Muhamed Ali – shqiptari nga Zëmblaku i Korçës…
Pak veta e dinë se aktori Omar Sharif u lind në Aleksandri në nji familje katolike me origjinë nga Libani, (katolicizem i hershëm grek i njoftun si melkit), me 10 prill 1932 dhe u pagëzue si Michel Demitri Shalhoub. Prindët e tij, Joseph Shalhoub dhe Claire Saada Shalhoub lëvizën nga Aleksandria në Kajro, ku e rritën Mishelin si nji katolik roman. Ai e ndërroi emnin në Omar Sharif, kur u martue me aktoren egjiptiane Faten Hamama, e cila ia vuni si kusht për martesë konvertimin në islam…

Omar Sharif te Doctor Zhivago
Omar Sharif te Doctor Zhivago

…Familja e tij kishin pasë miqësi me mbretin Faruku I, dhe falë kësaj miqësie aktori mori bursa ku studioi fillimisht në Kolegjin Britanik “Victoria” në Aleksandri, mandej bursën për studime në matematikë në Universitetin e Kajros, ku diplomoi dhe po ashtu edhe kur vazhdoi studimet për aktor në Londër, në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik (Rada)… Sharif spikati me talentin e tij jo vetem në aktrim, ai kishte dhunti për gjuhët e hueja dhe njihte shume mirë 5 të tilla…
…Miqësia me familjen e mbretit Faruk ishte dhe shkaku i ftohjes së aktorit Omar Sharif me regjimin e Naserit, mbas rrëzimit të mbretit nga froni… Edhe pse Sharif nuk përzihej me politikë, ai nuk e fshihte pakënaqësinë ndaj regjimit të Naserit që erdhi në pushtet me ndihmën e sovjetikëve, mbasi rrëzoi mbretin Faruku i Parë…
Marrë nga muri i FB i Ilir Secit, 11, nëntor 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.