
“Drita pas meje po venitet e drita përpara është inekzistente…”
nga Vittorio Sgarbi
“Vjen një moment kur jeta pushon së qeni një akumulim dhe bëhet, në mënyrë të pashmangshme, një zbrazje.
Në moshën 71 vjeç, ai thotë se: llogaria është matematikisht e pamëshirshme: Tashmë e kam përdorur pjesën më të madhe rërës në klepsidrën e jetës sime.
Sot nuk jetoj më në kohën e projekteve, po në kohën e humbjes. Çdo ditë që vjen nuk është më një dhuratë, por një segment rruge që shkurtohet drejt atij muri hije. Ka nga ata që më thonë: “Shijo të tashmen!” Por si mund ta shijoj pamjen e saj kur e di se treni po shkon drejt një shine pa përcaktim?
Ndihem si të jem në një tunel ku drita pas meje po venitet dhe drita përpara është inekzistente. Dhe vetmia më e madhe nuk është mungesa e njerëzve, por pamundësia për t’u kuptuar prej tyre. Ata rreth meje buzëqeshin, minimizojnë, shikojnë larg. Ata s’e kuptojnë se kjo që po ndodh me mua nuk është pesimizëm: është vizioni i kthjellët i dikujt që sheh vijën e finishit dhe s’ka dëshirë ta kapërcejë atë.
Unë shikoj përpara dhe vërej dimrin. Dhe kjo vetëdije e zymtë dhe e egër, është një barrë që do ta mbaj vetëm.
Marrë nga Lehtësia e Padurueshme e Qenies